RCCOLA

Qemajl Mustafa përgëzon për kualitetin nëpër nëndegët e PDK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Urimet më të mira për zgjedhjen në krye të nëndegëve dr Abdylatif Latifit në Dardani, Kudret Rexhepit në Livoç të Ultë, Uran Demirit në Qendër I, Azem Mujkut në Iliri dhe Rabit Bajraliut në Dheun e Bardhë (me Porodin). Urime edhe për të gjithë të zgjedhurit deri më tani nëpër nëndegët tjera për kryetarë, për të gjithë të zgjedhurit për delegatë në kuvendin e degës si dhe për të gjithë anëtarët e kryesive të nëndegëve ka shkruar Qemajl Mustafa.

Uji Dea

Rikthimi i Qemajl Mustafës në degën e PDK-së në Gjilan i ka ngjallur shpresat dhe e ka shtuar entuziazmin tek aktivistët dhe përkrahësit e këtij subjekti politik.
Emrat e rinj që po zgjidhen nëpër nëndegë janë edhe një motiv shtesë për Qemajl Mustafën.
“E përgëzoj komisionin lokal zgjedhor për punën e bërë mirë me koordinatorët e nëndegëve dhe me ata të qendrës nga Prishtina. Ju lumtë për këtë punë të vlefshme dhe vëllimore që po e bëni!. #DekadaeRe me në krye z. Kadri Veselin e kërkon pikërisht këtë angazhim dhe këtë lloj të qasjes për ta spikatur kualitetin në degën tonë. Vazhdojmë sot me kuvendet tjera” ka shkruar Mustafa./rajonipress/