Eko Higjiena

Qemajl Mustafa: PDK në Gjilan vazhdon të mbetet e uzurpuar nga një kastë njerëzish me kontribut minor

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për mua dega në Gjilan vazhdon të mbetet e uzurpuar nga një kastë njerëzish me kontribut minor e që thirren sot e kësaj dite në axhallarë e farefis tjetër të rënë dëshmor në periudha të ndryshme të përpjekjeve për liri. Për mua, PDK ka ikur moti nga programi i saj si parti demokratike e qytetarëve të Kosovës thotë Qemajl Mustafa.

Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit dhe ish kryetar i degës së PDK-së në këtë qytet vazhdon të jetë i pakënaqur me zhvillimet brenda degës në Gjilan raporton rajonipress.

Mustafa i cili njihet për komunikim të përhershëm dhe vazhdon të mbetet si kryetari më transparent i mundshëm në raport me mediet edhe kësaj radhe flet për vërejtjet që ai i sheh tek udhëheqja e re e degës së PDK-së në Gjilan.

“Unë nuk jam i interesuar që të merrem me këtë strukturë që sot e përfaqëson degën e PDK në Gjilan. Jam duke punuar në një agjension të kuvendit të Kosovës në të cilin edhe me ligj është e ndaluar që të jem aktiv në politikë. Këtu nuk erdha me dëshirën time po nga nevoja e familjes për mbijetese financiare. Kjo u programua kështu nga BOSS-ët e partisë” sqaron fillimisht Mustafa për rajonipress.

ARKATANA

Megjithatë Mustafa nuk i ik interesimit të medias për të dhënë edhe vlerësimin e tij rreth PDK-së në Gjilan. “Megjithatë po i them disa fjalë. Për mua dega në Gjilan vazhdon të mbetet e uzurpuar nga një kaste njerëzish me kontribut minor e që thirren sot e kësaj dite në axhallarë e farefis tjetër të rënë dëshmor në periudha të ndryshme të përpjekjeve për liri. Për mua, PDK ka ikur moti nga programi i saj si parti demokratike e qytetarëve të Kosovës. Sot, filozofia e saj bazohet në mbajtjen peng të partisë nga një oligarki në maje të saj me zgjatimet nëpër të gjitha degët nëpër tërë vendin” është shprehur Mustafa.

Mustafa thotë se mashtrimi, manipulimi dhe klientelizmi janë bërë mjeti kryesor për mbijetesë në parti. “E pata thënë herët në vitin 2011 që kjo nuk është PDK për të cilën unë jam angazhuar po askush nuk reagoi atëherë. E thash disa here pastaj që zgjedhjet në parti 2012/13 ishin farse, ishin të kurdisura dhe e prodhuan një strukturë e cila e qoi partinë në humbjen e zgjedhjeve lokale 2013. Qëllim i parë dhe i fundit sot në PDK është mbajtja e pronësisë mbi të pavarësisht rezultatit zgjedhor të saj. Është përbuzur puna e bërë me aq shumë mund e përkushtim dhe është punuar gjatë në diskreditimin e njerëzve (edhe timin) duke abuzuar edhe me jetët tona private. Sot aktivistët shihen me dioptrinë e ngjyrimeve se kush i kujt ishte e kujt është?! Mendoj që në PDK nuk ka energji që e konteston këtë gjendje e aq më pak ka energji reformuese. Këtë unë as që e pres prej saj për së paku edhe katër deri në tetë vitet e ardhshme vlerëson ish kreu i Gjilanit dhe PDK-së.

Koha është konfirmuesi dhe demantuesi më i mirë për të gjitha proceset. “Qytetaria e Gjilanit dhe e Kosovës është pasive dhe në zgjedhje po benë edhe gabime të cilat pastaj po i kushtojnë shumë. Është ky rezultat i një robërie shekullore dhe i varfërisë së skajshme të familjes kosovare e cila nuk e ka as idenë të merret me ngritje arsimore e politike, por e ka hallin se si të ushqehet minimalisht e të mbijetoje biologjikisht. Derisa të jetë kështu nuk do të ketë ndërrime në politikë sepse ndërrimet duhet të vijnë nga poshtë e ato nuk duhet pritur nga të akomoduarit lartë në pushtetet partiake e shtetërore tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.