UBT

Qemajl Mustafa: PDK mbetet parti stabile dhe me shanset reale për t’u reformuar

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pavarësisht rezultatit (jo të kënaqshëm për ne), e konstatojmë me kënaqësi që dega e jonë dhe PDK në nivel të Kosovēs mbetet parti stabile dhe me shanset reale për t’u reformuar për kohë të shkurtë dhe për t’u rikthyer si parti e parë në komunën tonë dhe në vend ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë

MIRËNJOHJE E FALËNDERIM
Të nderuar aktivistë të degës së PDK në Gjilan,
Të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK,
Të nderuar kandidatë të degës së PDK,
Në emrin tim dhe në emrin e shtabit zgjedhor të degës, ju falënderoj për angazhimin e madh, të sinqertë e të përkushtuar përgjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Në rrethana jo dhe aq të favorshme për PDK, Ju e bëtë maksimumin e mundshëm në këtë proces zgjedhor për subjektin tonë politik dhe për shoqërinë e komunës, për çka u jemi skajshëm mirënjohës dhe falënderues.

Bashkë me subjektet tjera në garë dhe me qytetarinë e gjerë të Gjilanit, treguat kulturë e vetëdije politike për lakmi. Ju lumtë. Bashkë, që të gjithë, e krymë obligimin tonë politik e qytetar pa asnjë incident dhe me emancipim e tolerancë të plotë.

Mobi Casa

Me këtë rast, i falënderojmë veçanërisht komisionerët, vëzhguesit, administratorët e KKZ, monitoruesit, mediat, shoqërinē civile dhe segmentet e sigurisë e të drejtësisë tē komunës e të rajonit tonë.

Kandidatët tanë për deputetë, ishin aktivistët më të angazhuar dhe më të sfiduar në këtë garë aspak të thjeshtë dhe aspak të lehtë, siç e thash më lartë. Andaj, kandidatëve tanë, Ilir Tahirit, Hevzi Xhelilit, Sami Hoxhës e Gani Nezirit, dega e PDK u dedikon një mirënjohje dhe falënderim fare të veçantë për barrën dhe përgjegjësinë që ata e bartën mbi supet e tyre, mbi supet e familjeve dhe të miqve të tyre anekënd komunës, rajonit e Kosovës.

Pavarësisht rezultatit (jo të kënaqshëm për ne), e konstatojmë me kënaqësi që dega e jonë dhe PDK në nivel të Kosovēs mbetet parti stabile dhe me shanset reale për t’u reformuar për kohë të shkurtë dhe për t’u rikthyer si parti e parë në komunën tonë dhe në vend.

Jemi koshientë që kemi rrugë për të bërë, por jemi poashtu të sigurtë që, të bashkuar, të motivuar, me plotë besim e dashuri mes nesh dhe të angazhuar sinqerisht, ne ia dalim përherë.

Urimet më të mira për të gjithë, nga unë dhe struktura e degës tonë, për përkushtim e për suksese në ditët që vijnë!.