ARKATANA

Qemajl Mustafa: PDK-ja humbi partnerët e saj tradicional

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Qemajl Mustafa në një intervistë për “Epokën e re” ka folur për situatën e krijuar politike në vend. Ai ka thënë se pret që vendimi i Gjykatës Kushtetuese ta zhbllokojë situatën e krijuar, pavarësisht se nga cila anë do të bjerë topi.

Sipas tij, zgjedhjet e reja janë opsion i dhimbshëm, por mbajtja e tyre pretendohet se do të jetë zgjidhje e problemit. Mustafa ka kritikuar PDK-në që nuk diti t’i ruajë partnerët e saj strategjikë dhe sot është para një situate të tillë. “Gjatë rrugës në qeverisje për shtatë vjetet e kaluara PDK-ja humbi partnerët e saj tradicional dhe strategjikë.

Hidromorava

Përveç kësaj, humbi edhe shumë nga energjitë përbrenda saj”, është shprehur ai, duke shtuar se edhe nëse krijohen rrethanat që PDK-ja të shkojë në opozitë, kjo do t’i bëjë hair shëndetit të saj.