UBT

Qemajl Mustafa në vend të reagimit, ka një mesazh të relaksuar për delegatët e PDK-së

/ 6 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këto ditë ka pasur mjaft lobime personale të njerëzve nga radhët e PDK-së në Gjilan e të cilat janë kundërshtuar edhe nga shtabi zgjedhor në qendër. Ndërkaq, Qemajl Mustafa në vend të reagimit ndaj këtyre “kuadrove” që kanë bërë fushatë të paskrupullt ndaj tij, u ka dhënë një mesazh shumë relaksues dhe një porosi që secili delegat të ndihet pa inate personale dhe ta fuqizojnë degën e PDK-së. “Delegatë të nderuar, Ju ftoj sinqerisht që nesër pa inate personale, me zemërgjerësi e me vizion të hapur, ta fuqizoni degën e PDK në Gjilan me kuadro e aktivistë të spikatur dhe përmes votës tonë të lirë ta nxjerrim nga bataku në të cilin e kanë gjuajtur njerëzit e papërgjegjshëm” ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Në vend të reagimit
Lideri i PDK, z.Kadri Veseli nuk shpërndan dhurata në këtë proces zgjedhor pra, nuk ka kandidat të cilin e përkrahë blanko.
E vërteta ndonjëher dhemb shumë por shëron qëndrueshëm poashtu.
#DekadaeRe nuk i duron dezinformimet e diskreditimet, aq më pak kur janë plotësisht të pa faktuara e qëllimkëqija.
Kuvendet janë momente solemne, qofshin ato edhe garuese zgjedhore
Delegatë të kuvendit të nesërm zgjedhor të degës së PDK në Gjilan,
Ju sugjeroj të gjithëve që të jeni të relaksuar dhe komunikimin me delegatët e tjerë ta bëni në mënyrën dhe formën më normale të mundshme. Lobimi për njërin nga ne kandidatët për kryetar të degës, për vehten tuaj dhe për kolegët tuaj është më se legjitim dhe i lejueshëm por vetëm me kushtin që ky lobim të jetë për individin e caktuar e jo kundër ndonjë tjetri. Fyerjet dhe diskreditimi që ndonjëri po e bën në rrjetet sociale një ditë para kuvendit të degës janë më shumë cinizëm dhe fyerje për degën, për procesin e mbyllur mirë deri këtu. Janë fyerje e diskreditim që me vetëdije i bëjnë kuvendit të nesërm i cili pavarësisht që është kuvend zgjedhor, duhet të jetë dhe patjetër do të jetë solemn.
Këtij kuvendi, çjerrjet e “lodhta” në rrjetet sociale për me e votue njërin kandidat, duke u mundue me e diskreditue tjetrin, nuk kanë me ia humbë dot as rolin krucial që ai e ka por as hijeshinë që do ta ketë nesër.

Pastërtinë morale tonën dhe kontributin e të gjithë neve aktivistëve na e ka vlerësuar baza e jonë zgjedhore nga nëndegët duke na e dhënë besimin që nesër të jemi delegatë në kuvendin zgjedhor të degës. Ky kuvend nesër, na sitë edhe njëherë sipas shijes dhe kritereve të tij.

Ndërsa, përgjegjësinë penale eventuale e vlerësojnë gjykatat, sado të brishta që janë.
Pra, neve asnjërit nuk na duhet që t’ia bëjmë “gjyqin” njëri tjetrit nëpër rrjete sociale e nëpër portale në vend se të koncentrohemi në mbarëvajtjen e kuvendit dhe gjetjen e rrugës përtej këtij momenti kthesë për degën e PDK në Gjilan.

Uji Dea

E them me përgjegjësi të plotë, ashtu qysh e kam thënë në platformën time zgjedhore dhe në takime brenda procesit zgjedhor se lideri i PDK z. Kadri Veseli nuk i ka dhënë përkrahje blanko asnjërit prej kandidatëve në Gjilan por as në degët tjera. Kryetari i PDK mua personalisht më ka inkurajue që të jem pjesë e garës së barabartë anipse ne dy kandidatët thuaja me asgjë nuk mund të krahasohemi. Pa dashur që ta atakoj kandidatin tjetër me asgjë, vet paraqitja e njërit nga fansat e tij përmes profilit në fb, më detyron t’i them disa fjalë për krahasim.

Përderisa njëri prej neve kandidatëve në garë ka dhënë shumë punë dhe kontribut në degë (edhe kontribut të dukshëm material bile) për shumë vite, tjetri nuk e ka investue asnjë orë punë për degën në Gjilan. Përderisa njëri ishte që nga fillimi në strukturën e degës dhe me punë të pastër gjatë gjithë jetës së tij arriti të jetë edhe kryetar i saj dhe pastaj kryetar i komunës për shumë vite, tjetri nuk ishte asnjëherë pjesë e kësaj strukture.
Përderisa njëri ka bagazh të konsiderueshëm të njohurive praktike për procesin e qeverisjes në nivelin lokal dhe nacional, tjetri mund të ketë vetë njohuri elementare teorike pëf këto procese. Përderisa kandidimi i njërit është fare i natyrshëm dhe i kërkuar nga aktivistët e përkushtuar të degës, kandidimi i tjetrit ka ngjallur shumë pakënaqësi te këta aktivistë të cilët me vite e vite e japin kontributin e tyre për degën tonë.

Përderisa njëri është goditur rëndë dhe padrejtësisht nga një çark njerëzish brenda degës si zgjatim i një grupimit “tonë” monopolistësh në Prishtinë që e mbajnë peng me vite këtë degë, tjetri pikërisht sponzorizohet dhe përkrahet nga ky çark. E kështu me radhë…

Delegatë të nderuar,
Ju ftoj sinqerisht që nesër pa inate personale, me zemërgjerësi e me vizion të hapur, ta fuqizoni degën e PDK në Gjilan me kuadro e aktivistë të spikatur dhe përmes votës tonë të lirë ta nxjerrim nga bataku në të cilin e kanë gjuajtur njerëzit e papërgjegjshëm, të pikërisht çarkut nē fjalë.
E besoj plotësisht që ju, delegatë të nderuar, këtë edhe do ta bëni nesër me shumë lehtësi e me plotë sukses.
Vazhdojmë bashkë;
Me fat e gëzuar për rrugën e ndritshme që na pret!