Eko Higjiena

Qemajl Mustafa: Mjerimi i organit të akuzës në Gjilan (e Kosovë)

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa ka reaguar ashpër ndaj organit të akuzës menjëherë pasi ajo u tërhoq nga ndjekja penale kundër tij. Në një postim në rrjetet sociale Qemajl Mustafa ka thënë se ishte i habitur dhe i befasuar me akuzën e prokurorisë. Jam befasue sepse pas gjithë atyre 6 viteve te gjata, te investuara ne pune te përkushtuar, të pastër e pa hile, për ta ngritur komunën tonë, nuk e gjeja dot minimumin e arsyes se si është e mundur me ndodhë kjo ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Sezona e “ndjekjes së shtrigave” pat filluar qëmoti në hapësirën e krijesës së re të quajtur shtet i Kosovës. Me shpresën që po përfundon, ajo po vazhdon dhe prore po e bën lëndueshëm rrugën e vet. Pasojat do të jenë të pamatshme e të pariparueshme në secilën fushë të jetës. Aq të pamatshme sikur edhe vrasjet, lëndimet, traumat e rrënojat që i len pas një duel i rëndë i dy ushtrive në fushëbetejë. I njërës, që e bartë të drejtën e patjetërsueshme të mbrojtjes së tokës së saj dhe i tjetrës, që padrejtësisht don me e okupue atë tokë.

Të nderuar miqë,
Të nderuar qytetarë të komunës time,
Unë, si çdo njeri tjetër i vdekshëm, le që nuk jam i përkryer por, patjetër që kam plotë mangësi e të meta.

Unë, sigurisht që mund te mos jem ndonjëherë korrekt dhe i sakte në ndonjë punë a veprim, mund të mos jem korrekt e i saktë poashtu me ndonjë mik, kolegë apo me ndonjë familjar timin. Me vehten time poashtu. Por, asnjëherë dhe kurrë, me dashjen time, nuk isha dhe nuk mund te jem jo korrekt me publikun, me fjalën e premtimin e dhënë publikisht, me votën e qytetareve te mi qe për mua është e shenjtë. Është besim, mbi të gjitha besimet në tokë.

Jam habitur dhe mbetur i befasuar shume kur prokuroria e shtetit tim me ka akuzue për herën e parë me 38 zyrtarë e afaristë të komunës time për “tejkalim të detyrës zyrtare e për krim të organizuar”. Ishte shtatori i vitit 2016.

RCCOLA

Jam befasue sepse pas gjithë atyre 6 viteve te gjata, te investuara ne pune te përkushtuar, të pastër e pa hile, për ta ngritur komunën tonë, nuk e gjeja dot minimumin e arsyes se si është e mundur me ndodhë kjo?!

Kur kjo ndodhi edhe për herën e dytë për rastin “Ecohigjiena” disa muaj më vonë, tashmë fillova të besoj se fjala ishte për fushatë të koordinuar ndaj meje dhe ndaj rrethinës time. Fillova me besue se duhet të përballem me kreaturat bastarde te një konjukture shtetërore qe ishte ne shërbim te dreqit e te birit por assesi ne shërbim te shtetit e te shtetësisë. Ishte kjo prokuroria e shtetit bashke me hetuesinë policore. E mora vesh se (me ndonjë përjashtim ekzotik), njerëzit ne këto dy hallka te hetimit e te akuzes, ishin instrument i politikave ditore. Ishin strukturë që ishte krijue me lidhje e me dollovere e cila “ndërsehet” sipas shijes dhe urdhërit të “punëdhënësit”.

Tani e tutje nuk befasohem çfarëdo “risie” që vjen nga kjo strukturë sepse, jam koshient qe pushtetet dhunuese te tilla janë. Ato hetojnë, akuzojnë, përdhosin njerëz punëtorë e të ndershëm. Ato persekutojnë e diskreditojnë njerëz te pafajshëm me një te vetmin qellim – për ti eliminuar nga skena politike, shoqërore, nga ajo biznesore e kulturore. Thjeshte, pushtetet e tilla janë autoritare (me elemente te dukshme diktature) të cilat nuk e durojnë dhe nuk e përballojnë konkurrencën lojale dhe frymën e garës së hapur.

Këto pushtete rrezohen keq ne fund por, për fat te keq dijne edhe te qëndrojnë gjate e te neperkembin fatet e njerëzve.
I vetmi mjet për me i dalë karshi kësaj të keqe të madhe është mos me u frigue prej saj dhe mos me u dorëzue para saj. E vetmja formë për ta hequr qafe një të keqe si kjo është me folë ditë e natë me popullin. Me ia bë të qartë qē vetëm dhe vetëm ai është fuqia që i bën ndryshimet e mëdha. Është vetëm ai që fatin e vet e ka 100% në duart e veta.
Sa më parë që të ndodhë kjo kthesë (edhepse shumë e vonuar), aq më me fat jemi. Aq më me dinjitet e me ardhmëri më të mirë jemi. Aq më të respektuar, më të liberalizuar e më të integruar do të jemi.

Mbetet të zgjedhim se neper cilën rruge duam me i ra. Mund të zgjedhim që ta bëjmë me votën, me besimin e me punën tonë shtetin e së drejtës ose ndoshta duam te mbetemi përjetësisht xhuxhë të vonuar e te “kënaqur” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/