Mobi Casa

Qemajl Mustafa mesazh për aktivistët: “Jemi të shumtë, jemi vlerë, të gatshëm për sfidimet e ardhshme”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa duke parë masivitetin e Kuvendeve të PDK-së nëpër nëndegë i ka përgëzuar aktivistët për punën e bërë mirë e me përkushtim. Procesi zgjedhor tashmë ka kaluar në fazën e tij të maturimit dhe mesazhi që po u ipet qytetarëve të Gjilanit është më se i qartë: jemi të shumtë, jemi vlerë, jemi të rregullt dhe jemi plotësisht të përkushtuar e të gatshëm për sfidimet e ardhshme ka thënë Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

KKVITI

Urimet më të mira nga unë për kryetarët e porsazgjedhur të nëndegëve: Burhan Isufin në Zhegër, Aziz Ramadanin në Shurdhan, Freskim Ymerin në Lladovë dhe Lulzim Maliqin në Dheun e Bardhë (në qytet). Urime poashtu edhe për delegatët dhe kryesitë e reja e të deritanishme. Ju përgëzoj juve të gjithë aktivistëve për punën e bërë kaq mirë e me kaq përkushtim. Ju lumtë. Procesi zgjedhor tashmë ka kaluar në fazën e tij të maturimit dhe mesazhi që po u ipet qytetarëve të Gjilanit është më se i qartë: jemi të shumtë, jemi vlerë, jemi të rregullt dhe jemi plotësisht të përkushtuar e të gatshëm për sfidimet e ardhshme ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/