Qemajl Mustafa merr timonin e PDK-së në Gjilan

Gjilan – Ashtu edhe siç pritej Qemajl Mustafa ka fituar bindshëm për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan, kundrejt rivalit tjetër Flurim Arifi. Qemajl Mustafa ka kaluar të gjitha barrierat partiake, klanore, dhe fatmirësisht e kishte afër vetës pjesën më të shëndoshë të PDK-së e cila e kërkonte me çdo çmim angazhimin e Qemajl Mustafës i cili shihej si njeriu i vetëm që mund ta shpëtonte nga fundosja e mëtutjeshme degën e PDK-së në Gjilan. Qemajl Mustafa ka marrë 197 vota derisa Flurim Arifi 80 vota.
Qemajl Mustafa ka fituar bindshëm në garën e brendshme të PDK-së për kryetar të degës. Ai mposhti rivalin e tij Flurim Arifi dhe jo vetëm atë sepse kishte shumë kundërshtar të cilët nga frika se po vinte në krye të degës filluan me dezinformata nga më të ndryshmet.
Por Qemajl Mustafa tejkaloj të gjitha barrierat e mundshme dhe fal punës, angazhimit dhe sinqeritetit arriti të fitojë bindshëm këtë të diele./rajonipress/