UBT

Qemajl Mustafa merr përkrahje të fuqishme nga vendlindja e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kuvendi i nëndegës në Malishevë i dha përkrahje të plotë dhe të fuqishme Qemajl Mustafës, për të marr timon e dekadës së re dhe drejtimin e degës së PDK-së në Gjilan, duke kërkuar që vetëm përmes unifikimit të strukturës së partisë, do të bëhet konsolidim i plotë, i cili do të siguroj rrugën drejtë fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale. Kandidimi i Qemajl Mustafës ka bërë që dhjetëra aktivistë, votues e anëtarë të Malishevës të ri-kthehen në PDK, duke u zotuar se do të jenë pjesë e fuqishme për rritjen e PDK-së. Kurse, Sabedin Halili zgjedhet kryetar i PDK-së në Malishevë.

PDK në Malishevë mbajti kuvendin zgjedhor, proces që zgjodhi për kryetar të nëndegës Sabedin Halili, kryesinë e nëndegës dhe delegatët për kuvendin e degës, i cili pritet të mbahet rreth datës 21 prill në Gjilan.

Kandidati për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan z.Qemajl Mustafa, tha se elektorati i Partisë Demokratike të Kosovës por edhe një pjesë e mirë e qytetarëve, janë shprehur të gatshëm për tu bërë pjesë e dekadës së re, për ta ndryshuar kahjen e gjendjes jo të mirë, drejtë zhvillimit të komunës dhe vendit tonë.

UBT

Kuvendi i nëndegës në Malishevë i dha përkrahje të plotë dhe të fuqishme Qemajl Mustafës, për të marr timon e dekadës së re dhe drejtimin e degës së PDK-së në Gjilan, duke kërkuar që vetëm përmes unifikimit të strukturës së partisë, do të bëhet konsolidim i plotë, i cili do të siguroj rrugën drejtë fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale.

Kandidimi i Qemajl Mustafës ka bërë që dhjetëra aktivistë, votues e anëtarë të Malishevës të ri-kthehen në PDK, duke u zotuar se do të jenë pjesë e fuqishme për rritjen e PDK-së./rajonipress/