UBT

Qemajl Mustafa merr përkrahje të fuqishme nga Fadil Osmani

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fadil Osmani është kandidati më i votuar në historinë e PDK-së në Gjilan dhe është njëri nga njerëzit më me ndikim edhe tek grupet qytetare. Osmani thotë se fitorja e Qemajl Mustafës, e cila është e pashmangshme do ta kthente PDK e Gjilanit në vendin e saj të merituar. Çdo devijim tjetër PDK e fundos përgjithmonë thotë ai.

Fadil Osmani i cili edhe është zgjedhur delegat në zgjedhjet e fundit thotë se është në përkrahje të kandidaturës së Qemajl Mustafës sepse është personi më adekuat dhe njeriu që mundet ta kthej reputacionin e degës.
”Është vërtet një sihariq për strukturën e PDK-së që ka pranuar Qemajl Mustafa të jetë kandidatë për kryetar dege. Kalibri i Qemajl Mustafës i duhet degës së PDK-së në Gjilan e cila për këto 5 vite u degradue skajshëm dhe humbi tërë busullën e saj. Qemajl Mustafa e ka autoritetin, e ka dijen dhe e ka besimin tek shumica dërmuese e anëtarësisë.
Mendimet ndryshe dhe kandidaturat tjera sjellin begati, por nuk munden të sjellin fitoren e PDK, e kjo e bënë diferencën e Qemajlit nga të tjerët, sepse me kapacitetin, dijen, dhuntinë që ka për procese të mëdha zhvillimore e kthejmë fitoren e PDK-së në Gjilan, e kthejmë Anamoraven”.

Hidromorava

Dega e PDK-së në Gjilan është ngjallur pikërisht pas kandidimit të Qemajl Mustafës, dhe kështu mendon edhe Osmani. “Aktivistët e shumtë po e thonë çdo ditë dhe hapur se ardhja e Qemajl Mustafës është shpëtimi i vetëm për degën e Gjilanit. Jam në përkrahje dhe në mbështetje të Qemajl Mustafës sepse kandidatura dhe fitorja e tij e kthen besimin qytetar, e kthen besimin tek secili aktivist i PDK-së dhe tek e fundit ishte i vetmi Qemajl Mustafa nga radhët e PDK-së që u zgjodhë kryetar i komunës së Gjilanit, të tjerët kanë dështuar fare keq” u shpreh Osmani.

“Na ecët e mbara, e mbara ecë vetëm me Qemajl Mustafen kryetar, ndryshe bëhuni gati, jo pozitën e tretë si e kemi tani, por për pozitën e pestë” u shpreh Osmani. /rajonipress/