RCCOLA

Qemajl Mustafa merr përkrahje nga të gjitha anët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Qemajl Mustafa ka shtuar takimet e përditshme me aktivist të PDK-së. Bujar Uruqi njëri nga aktivistët e hershëm në PDK dhe përfaqësues i Bresalcit thotë se ardhja e Qemajl Mustafës në Gjilan i ka ngjallur shpresat se dega e PDK-së mund të kthehet në vendin e saj të merituar.

Kërkesat e shumta të aktivistëve dhe nëndegëve që të rikthehet në degën e PDK-së në Gjilan kanë bërë që Qemajl Mustafa çdo ditë të takohet me grupe të ndryshme nga ky subjekt politik.

Përkrahja që i japin aktivistët është e madhe dhe llogaritet që i vetmi person qw mund ta ngjallë nga vdekja klinike degën e PDK-sw është pikwrisht Qemajl Mustafa.

Bujar Uruqi një aktivist i hershëm i PDK-së thotë se vetëm Qemajl Mustafa mund ta ngjallë degën e PDK-së në Gjilan.”I jemi gëzuar rikthimit të tij sepse vetëm ai mund të na ndihmojë që të dalim nga kriza. Dega e PDK-së në Gjilan ka shënuar regres nga të gjitha anët dhe infuzioni i vetëm është Qemajl Mustafa” shprehet Uruqi.

Uji Dea

Bujhar Uruqi thotë se ka zëra të pakët dhe të mjerë që mund ta kundërshtojnë kthimin e Qemajl Mustafës.”Këta zëra që eventualisht mund ta kundërshtojnë Qemajl Mustafën i kanë rregulluar punët e tyre personale dhe familjare dhe e kanë sjellur buzë greminës degën e PDK-së. Jam i bindur se Qemajl Mustafa do të merr përkrahjen e shumicës për ta quar përpara PDK” shprehet i bindur Uruqi.

Ndërkohë Qemajl Mustafa ka takuar dhe ka biseduar rreth të ardhmes së degës ë PDK-së me, Bujar Uruqin, Sahit Abazin, Riza Abdylin, Enver Shabanin, Hevzi Xhelilin.

Mustafa nga këto takime ka shkruar se po vazhdon të punojë për konsolidimin permanent të degës së PDK në Gjilan. Kurse nga takimi që ka pasur me disa aktivist të Lladovës Qemajl Mustafa ka shkruar.” Takim krejtë i rastësishëm në Prishtinë me aktivistë shumëvjeçar të PDK, të nëndegës së fshatit Lladovë të Gjilanit. Shfletuam disa nga kujtimet për aktivitetet e dendura nga e kaluara e kësaj nëndege dhe të degës në Gjilan në përgjithësi. Të gjithë u zotuan që janë të gatshëm me e forcue dhe me e shtri më tutje aktivitetin në këtē fshat dhe më gjërë në komunë” ka shkruar Mustafa./rajonipress/