Eko Higjiena

Qemajl Mustafa merr mbështetje të fuqishme nga shkollat e mesme dhe çerdhet

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Qemajl Mustafa me këtë rast ka thënë se gjithë ajo që ne kemi bërë në këtë qeverisje më pak se gjashtë vite ka qenë qeverisje për qytetarin dhe me qytetarin. Ne jemi munduar që bashke me ju të krijojmë hapësirë për të vepruar dhe jetuar, për t’u mundësuar juve të ndjeheni më të lumtur si individ, si qytetarë dhe si familje. Ne bashkë kështu edhe do të vazhdojmë më tutje, sepse e dimë mirë çka i duhet qytetarëve tanë me prioritet, çka duhet të bëjmë menjëherë pas 3 nëntorit dhe ku është qëllimi ynë për të arritur.

Qemajl Mustafa ka pritur edhe profesor të shkollave të mesme, të disa shkollave fillore dhe çerdheve, me ç’rast edhe nga ta ka marrë mbështetjen e fuqishme në këtë garë elektorale, duke i dëshiruar fitore edhe më bindëse ngase siç kanë thënë ata Qemajl Mustafa dhe PDK, ka shumë arsye pse duhet të votohet, ndaj vetëm duhet të kthehemi në retrospektive dhe të krahasojmë shkollën para vitit 2007 dhe pas këtij viti si dhe investimet para dhe pas këtij viti dhe është shumë e lehtë të vendoset.

Mustafa me këtë rast ka thënë se gjithë ajo që ne kemi bërë në këtë qeverisje më pak se gjashtë vite ka qenë qeverisje për qytetarin dhe me qytetarin. “Ne jemi munduar që bashke me ju të krijojmë hapësirë për të vepruar dhe jetuar, për t’u mundësuar juve të ndjeheni më të lumtur si individ, si qytetarë dhe si familje. Ne bashkë kështu edhe do të vazhdojmë më tutje, sepse e dimë mirë çka i duhet qytetarëve tanë me prioritet, çka duhet të bëjmë menjëherë pas 3 nëntorit dhe ku është qëllimi ynë për të arritur”.

Ai ka kërkuar angazhim të mësimdhënësve edhe më tutje në arsim sepse vetëm kështu mund të arrihet të ndryshohet Gjilani, i cili ka marrë rrugën evropiane.

Mobi Casa

Ndërsa shefi i shtabit zgjedhor Izmi Zeka ka thënë se PDK është shumë e fuqishme dhe e bindur në fitoren e padiskutueshme dhe shumë më të thellë ndaj kandidatëve të tjerë. “Ne kemi ndryshuar Gjilanin dhe po e krahasojmë më qytetin para dhe pas 2007, por të jeni të bindur se do të bëjmë edhe krahasimin mes qeverisjes tonë me mandatin e ardhshëm, pas katër vitesh ju do të krahasoni Gjilanin para dy mandateve të Qemajl Mustafës dhe mandatit të tret të tij. Ndryshimi do të jetë ende më i madh, sepse do të ndodhin shumë investime që disa nga ne as nuk mund t’i paramendojmë tani. Gjilani do të ndryshoj shumë nga periudha e qeverisjes së PDK-së me koalicionin dhe atë kur ne do të qeverisim në këtë mandat me fitore pa balotazh. Ju votoni dhe angazhohuni për meritat e qeverisjes së PDK-së dhe Qemajl Mustafës e jo për “hatër”, ju jeni vlerësuesit më të mirë. Gjilani është qytet i qytetërimit dhe po ec drejt rrugës së Gjilanit Evropian” ka thënë Zeka.

E sekretari organizativ, Bujar Nevzati ka kërkuar nga mësimdhënësit që të shohin ndryshimet gjatë qeverisjes së kryetarit Mustafa dhe të vlerësojnë programin tonë qeverisës, duke kërkuar me këmbëngulje që procesi në arsim të mos ndikohet fare nga kjo fushatë elektorale, sepse sipas tij shkolla është e të gjithëve dhe aty nuk duhet të ketë fare fushatë. “Ata që duan të bëjnë fushatë e kanë këtë mundësi pas orarit të punës që të mbështesin kandidatin për të cilin ju e vlerësoni”.

Ndryshe të pranishmit e shumtë nëpër këto takime si mësimdhënës, profesor dhe edukatore, kanë dhënë mbështetjen e fuqishme për PDK-në, Qemajl Mustafën duke thënë se ju e keni fitoren të sigurt, ndaj kanë konfirmuar angazhim të sinqertë për ecjen përpara edhe më të fuqishme se asnjëherë më parë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan. /rajonipress/