RCCOLA

Qemajl Mustafa merr mbështetje të fuqishme nga nëndegët e qytetit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nëndegët e qytetit nga ajo e para e deri te 25, i kanë dhënë mbështetjen e fuqishme kryetarit Qemajl Mustafa, duke e njoftuar atë se janë të angazhuar fuqishëm në të gjitha familjet, rrugët, farefisin dhe të gjitha strukturat që ata i kanë që nga rinia, forumi i gruas etj.

Me këtë rast kandidati për kryetar të Komunës Qemajl Mustafa ka thënë se mandati i tretë do të jetë më lehtë i fituar në raport me oponentët e tjerë ngase angazhimi i strukturës së Partisë Demokratike të Kosovës është shumë më i organizuar.

Siç ka thënë ai organizimi është në atë nivel saqë, është duke u punuar me secilën familje dhe me secilën lagje veç e veç.

Ai ka potencuar se duhet ende angazhim nga strukturat, simpatizantët por edhe qytetarët që kjo fitore të jetë edhe më e madhe se herëve të tjera. Këtë ai e ka bazuar në investimet e bëra në qytet dhe fshatra, gjë që nuk është bërë asnjëherë më parë në Gjilan nga asnjë qeverisje e mëparshme.

Poashtu Mustafa ka bartur para nëndegëve edhe qëndrimin e kryeministrit për një mbështetje edhe më të fuqishme për Gjilanin në këtë mandat të ardhshëm katër vjeçar. Shumë punë të kontraktuara para disa muajsh së shpejti do të fillojnë të realizohen, ngase janë ndarë mjete të mjaftueshme për këtë pjesë të vitit të mbetur, duke bartur mesazhin se edhe për vitin tjetër do të kemi investime edhe më të vëllimshme në shumë sektorë e posaçërisht në infrastrukturë, por meritueshëm do të investohet edhe në sektorë të tjerë.

Uji Dea

Ndërsa Shefi i Shtabit Zgjedhor, njëherit kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan, Izmi Zeka, ka kërkuar gjithashtu një angazhim shtëpi për shtëpi, duke mos lënë asnjë familje pa biseduar në mënyrë që fitorja e PDK-së të jetë që në raundin e parë.

Ai ka thënë se statistikat e bëra së fundmi e që janë vetëm për konsum të brendshëm na tregojnë se ne do të jemi fitues, larg para të dytit në garë. Por, ai ka kërkuar që jo vetëm të jemi fitues, mirëpo këtë fitore ta shënojmë në orët e vona të mbrëmjes së tre nëntorit. Pra, fitore pa balotazh, gjë që nuk do të lodhnim qytetarët që të shkojnë te kutitë e votimeve nga dy herë.

Zeka gjithashtu iu përsëriti kryesive të nëndegëve që të vazhdojnë me angazhim e tyre në terren sepse PDK është fituese, por duam që kjo fitore të jetë shumë më e madhe se herëve të kaluara.

Ndërsa strukturat e nëndegëve të lagjeve të ndryshme të qytetit, kanë dhënë mbështetjen për PDK-në duke precizuar angazhimin e madh në terren që sipas tyre janë duke komunikuar me secilën familje prej lagjeve të ndryshme dhe atmosfera tani është në favor te PDK-së, megjithëse angazhimi nuk do të ndalet deri në fitoren e madhe thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/