Mobi Casa

Qemajl Mustafa merr mbështetje të fuqishme nga lagjja e tetë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e PDK-së Qemajl Mustafa ka takuar aktivistët e lagjes së tetë në qytet ku ka marrë përkrahje të fuqishme. PDK po rritet si orteku nga viti në vit dhe kjo dëshmon se ne kemi bërë punë të mëdha e të mira. Sahit Abazi kandidat nga kjo lagje tha se deri në vitin 2007 kjo lagje ishte në lloç dhe e lënë pasdore kurse tani kemi dhjetëra projekte që janë realizuar në mandatin e Qemajl Mustafës.

Qemajl Mustafa i shoqëruar edhe nga Bujar Nevzati e Izmi Zeka është pritur ngrohtë dhe fuqishëm nga banorët e lagjes së tetë ku edhe ka marrë një përkrahje të fuqishme. Sahit Abazi kandidat për këshilltar komunal nga kjo lagje tha se lagjja e tetë përkrah Qemajl Mustafën kurse Gjilani është i PDK-së.

Abazi tha se nëse i shohim vitet e kaluara të 2007 kur të tjerët ishin në pushtet lagja e tetë ishte krejt në lloç dhe e lënë pas dore.”Tani kemi shumë investime, kemi rrugë të asfaltuara, është nderuar shkolla moderne, kemi ndriçim publik, kemi trotuare, kanalizim dhe shumë projekte tjera të cilat kanë ndodhur pikërisht në mandatin e Qemajl Mustafës. Lagja e tetë ka shumë arsye që duhet t`ia besoj edhe një mandat Qemajl Musafës” tha Abazi.

Kurse Qemajl Mustafa pasi ka parë numër të madh të aktivistëve tha se PDK po rritet si orteku nga viti në vit.”Kjo dëshmon se ne kemi bërë punë të mëdha e me sinqeritet. Projektet tona janë evidente, bile ende nuk po mundemi t`i shpalosim të gjitha projektet e mira që janë bërë në mandatin tonë”.

Eco Higjiena

Mustafa tha se epoka e PDK-së në qeverisje është shënuar si epokë e veçantë e historisë së shqiptarëve.”Viti 2008 është vit i thyerjes së shpresës së madhe të qytetarëve për të realizuar synimet e tyre. Tanimë kemi administratë më të profesionalizuar e më të përgatitur. Kemi një komunë me zyrtarë të hapur, transparentë dhe si rezultat është rritur edhe besimi i qytetarëve tek institucionet”.

Mustafa tha se në lagjen e tetë janë bërë investime të kapshme dhe shumë të dobishme. “Kemi investuar me kohë sepse të tjerët kishin ardhë në këtë lagje vetëm kur i kanë pasur punët ngushtë nëpër subjektet e tyre politike. Ne nuk kemi vepruar kështu sepse menjëherë i kemi hyrë punës dhe kemi sjellur dhjetëra investime këtu” tha Mustafa.

Kurse Izmi Zeka shef i shtabit dhe bartës i listës tha se PDK është superiore ndaj partive tjera.”Lagja e tetë është bastion i PDK-së sikur është bërë bastion 90% e qytetit të Gjilanit. Ne nuk dëshirojmë të kthehemi në epokën e lloçit të viti 20077” tha Zeka./rajonipress/