Qemajl Mustafa me fjalë të mëdha për monumentin e Abdullah Tahirit

Gjilan – Edhe një monument respekti e nderi në Gjilan. Kësaj here për njërin nga militantët tanë të spikatur për liri. Monument për Abdullah Tahirin, dëshmorin e asaj lufte të imponuar, të ashpër e të pabarabartë që e nisi UÇĶ dhe bashkë me NATO-në e finalizoi me dëbimin jashtë të Serbisë. I urojmë të gjithë qytetarët e Gjilanit, familjen Tahiri e bashkëluftëtarët e Dullës për spikatjen e kësaj vlere të lirisë e të shtetësisë tonë nga kryetari Haziri dhe komuna e Gjilanit ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i Qemajl Mustafës

Punët e mira i kemi mirënjohur përherë por, mëlmesat e politizimit që kryetari patjetër ua shton këtyre ngjarjeve, janë teprim. Bile, janë teprim bajat.
Këto momente e këto ngjarje janë festë. Në festë spikaten të mirat, bashkohen njerëzit e vlerat dhe festohet.
Thumbimet e kanë vendin nē ditë të tjera. Jemi të hapur për to përherë. Epokat e mandatet e kryetarëve dallojnë shumë. Qytetarët e njohin mirë misionin tim e të Lutfi Hazirit. Edhe punët e veprat na i njohin mirë.
Sidoqoftë, akti sot ishte fortë i mirë dhe i nevojshëm.
Lavdi e respekt i përjetshëm për Abdullah Tahirin.
Lavdi e respekt të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit.
Gëzuar shtatoren për jetë e mot Gjilan!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).