RCCOLA

Qemajl Mustafa: Me bashkim të gjeneratave bëhet rrita e shpejtë dhe fitorja e sigurt

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Qemajl Mustafa tashmë ka marrë përkrahje dhe mbështetje masovike nga të gjitha shtresat e PDK-së. Mustafa si kandidati më kredibil që mund t`ua kthejë shpresat aktivistëve të PDK-së ka thënë se me bashkimin e gjeneratave bëhet rrita e shpejt dhe fitorja e sigurt e PDK-së në Gjilan.

Qemajl Mustafa fuqishëm dhe në mënyrë dinamike e ka ngjallur elektoratin e heshtur dhe pasiv tash e 5 vite të PDK-së në Gjilan. Sipas aktivistëve të vjetër të PDK-së në Gjilan Qemajl Mustafa ua ka ngjallur shpresat që ky subjekt politik të kthehet aty ku e kishte vendin.

Mustafa ka takuar grupime të ndryshme dhe kategori të shumta qytetarësh dhe ka marrë mbështetje të fuqishme për të parin e PDK-së në Gjilan.

Mobi Casa

Këta aktivist thonë është normale që një pjesë e vogël e PDK-së që kanë notuar dhe e kanë mjel PDK për këto 20 vite janë në panik të madhe sepse nuk u konvenon ardhja e Qemajl Mustafës, por tashmë ky proces thonë ata është i pakthyeshëm.

“Me të rinjtë e PDK, Altinin dhe Senatin, në Gjilan. Me bashkim të gjeneratave bëhet rrita e shpejtë dhe fitorja e sigurt dhe e qëndrueshme e degës tonë”ka shkruar Mustafa në rrjetet sociale.

“Me tri grupmosha në një tavolinë, por me një qëllim të përbashkët – fitoren e anëtarësisë së PDK mbi plogështinë, mbi ngecjen dhe rënien. Pastaj, fitoren e qytetarëve të Gjilanit mbi degradimin, fyerjen dhe përdhosjen e komunës së tyre” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/