UBT

Qemajl Mustafa mbetet kandidati më i preferuar për kryetar të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sipas Organizatës Rinore “Paqja” me seli në Brod të Shtërpcës disponimi i qytetarëve të Gjilanit për partitë dhe kandidatët e preferuar mbetet totali në qytet dhe fshatra me 1.146 anketime, Partia Demokratike e Kosovës – 380 (33,1%), Vetëvendosje – 239 (20,85 %), Lidhja Demokratike e Kosovës – 227 (19,8 %), AAK – 101 (8,8 %), AKR – 55 (4,7 %). Kurse kandidatet potencial mbeten : Qemajl Mustafa – 328 (28,6 %), Lutfi Haziri – 205 (17,8 %) , Ismajl Kurteshi – 202 (17,6 %), Rexhep Kadriu – 100 (8,7%), Zenun Pajaziti – 96 (8,37 %), Omer Daku – 68 (5,9 %), Faton Bislimi – 37 (3,2 %), pa preference – 71 (12,3 %).

Një organizatë rinore e quajtur me emrin “Paqja” që ka selinë e saj në Brod të Shtërpcës ka kryer një hulumtim- sondazh ku sipas kryetarit të kësaj shoqate Valmir Ahmetit do t`i shërbejë publikut gjilanas si një njoftim kualitativ për ofertën e mundshme politike në prag të një procesi të rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë raporton rajonipress.

Ahmeti gjatë prezantimit tha se numri total i anketave është 1.146 , derisa janë përfshirë moshat prej 18-31 vjeç (37.4%) ose 429 anketa, pastaj mosha 31-45 vjeç (31,7%) ose 364 anketa, mosha 46 – (30,9 %) ose 356 anketa. Gjithashtu aspekti gjinor përfshinë femra – 23,9 % ose 315 anketa , dhe meshkuj – 72,5 % ose 832 anketa.

Ahmeti tha se ky hulumtim reflekton disponimin e qytetarëve për partitë politike si dhe për kandidatët potencial të cilët përfliten për kryetar të komunës së Gjilanit.
Anketimi është zhvilluar në 15 fshatra ku prej tyre rezultate janë: Partia Demokratike e Kosovës – 227 (39, 8%), Lidhja Demokratike e Kosovës – 107 (18.8 %), Vetëvendosje – 111 (19,5 %), AAK – 50 (8,8 %), AKR – 20 (3,5%), Pa preference 33 (5,8 %).

Mobi Casa

Kandidatet potencial: Qemajl Mustafa – 211 (37,2 %), Lutfi Haziri – 94 (16,5 %) , Ismajl Kurteshi – 96 (16,9 %), Zenun Pajaziti – 40 (7,05 %), Rexhep Kadriu – 45 (7,9 %), Omer Daku – 26 (4,58 %), Faton Bislimi – 18 (3,17 %), Pa preference – 33 (5,8 %).

Anketimi nëpër lagjet e qytetit del si vijon: Partia Demokratike e Kosovës – 153 (26, 5%), Lidhja Demokratike e Kosovës – 120 (20,7 %), Vetëvendosje – 128 (22,1 %), AAK – 51 (8,8 %), AKR – 35 (6,6%), Pa preference 71 (12,3 %). Kandidatet potencial sërish fitues del Qemajl Mustafa – 117 (20,2 %), Lutfi Haziri – 111 (19,23 %) , Ismajl Kurteshi – 106 (18,37 %), Zenun Pajaziti – 56 (9,7 %), Rexhep Kadriu – 55 (9,5 %), Omer daku – 42 (7,2 %), Faton Bislimi – 19 (3,2 %), dhe Pa preference – 71 (12,3 %).

Hulumtimi ka nxjerr edhe totalin në qytet dhe fshatra me 1.146 anketime ku rezultati është ky: Partia Demokratike e Kosovës – 380 (33,1%), Vetëvendosje – 239 (20,85 %), Lidhja Demokratike e Kosovës – 227 (19,8 %), AAK – 101 (8,8 %), AKR – 55 (4,7 %), kurse Kandidatët potencial sërish prinë Qemajl Mustafa – 328 (28,6 %), Lutfi Haziri – 205 (17,8 %), Ismajl Kurteshi – 202 (17,6 %), Rexhep Kadriu – 100 (8,7%) , Zenun Pajaziti – 96 (8,37 %), Omer Daku – 68 (5,9 %), Faton Bislimi – 37 (3,2 %) , Pa preference – 71 (12,3 %).

Në hulumtim janë përfshirë fshatrat e mëdha si Zhegra, Pograxha, Mireshi, Uglari, Llashtica, Malisheva, Livoqi, Verbica e Kmetoci, Përlepnica, Cërnica, Velekinca, Lladova, Bresalci etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.