Qemajl Mustafa: Luta, komuna dhe depresioni

/ 3 minuta lexim

Gjilan – E kësaj që po i ndodhë komunës së Gjilanit vërtetë i thonë humbje e shpresës për nesër. I thonë depresion e zhgënjim deri në shkatërrim të individit e të familjes së tij. Dhe s`ka si bëhet ndryshe kur në krye të saj me votën e inercionit e të hiles është vendosur njeriu pa pikë invencioni dhe pa pikë vullneti për ta bërë më mirë. Si pasojë, e gjithë “elita” e tij qeverisëse është fundosur në pellgun e krimit e të korrupsionit duke e lënë qytetarin e kësaj komune në marzhinat e përkujdesjes ka thënë Qemajl Mustafa ish kryetar i Gjilanit.

Lexojeni të plotë reagimin e Qemajl Mustafës

Na thoshte Lutfi Haziri kur ne ishim në qeverisje të komunës “Gjilani është shndërrue në komunë depresive”?!.
E çka po ndodhë tashti me komunën e Lutës? Vetëm për tri javë u bënë tri “vetëvrasje” në këtë komunë.
U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve të të “vetëvrarëve” por, është e njohur që rrallëkush qon dorë mbi vehten e tij nga mirëqenia e nga lumturia.
Duke mos e hequr asnjëherë përgjegjësinë e madhe të shtetit për gjendjen e krijuar socio-ekonomike në vend e si pasojë, të asaj depresive psikologjike, komuna e Gjilanit po del që nuk e ka bërë mirë punën e vet dhe po prin në këtë drejtim.
Pushteti lokal nuk ka detyrë tjetër përveç se me e njoftë mirë e me e trajtue me kohë secilin individ dhe secilën familje të komunave tona.

KKGJILAN

E kësaj që po i ndodhë komunës së Gjilanit vërtetë i thonë humbje e shpresës për nesër. I thonë depresion e zhgënjim deri në shkatërrim të individit e të familjes së tij. Dhe s`ka si bëhet ndryshe kur në krye të saj me votën e inercionit e të hiles është vendosur njeriu pa pikë invencioni dhe pa pikë vullneti për ta bërë më mirë. Si pasojë, e gjithë “elita” e tij qeverisëse është fundosur në pellgun e krimit e të korrupsionit duke e lënë qytetarin e kësaj komune në marzhinat e përkujdesjes.

Mbase me shumë vonesë, por mësimi duhet të merret më në fund.
Ju, qytetarë të kësaj komune, nëse nuk jeni mashtruar (por, ju kanë mashtruar) me 2013, kjo s`mund të thuhet për 2017. Pyetja që natyrshëm lind me këtë rast do të ishte: Deri kur po doni me vazhdue kështu?