Hidromorava

Qemajl Mustafa: Lufta kundër krimit e korrupsionit bëhet me figura të fuqishme e të pastra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lufta që duhet t`i bëjmë krimit, korrupsionit dhe nepotizmit, është kthesa e domosdoshme që i duhet shoqërisë së Kosovës. Kjo bëhet me figura të fuqishme dhe plotësisht të pastra në garën që na pret ka thënë Qemajl Mustafa në takimin që ka pasur me nëndegët e Përlepnicës dhe Kmetocit.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Mobi Casa

“Takim me nëndegët e Përlepnicës dhe të Kmetocit. Diskutuam rreth aktualitetit politik parazgjedhor. Për reformat brenda PDK dhe për procesin zgjedhor poashtu. Diskutuam për mesazhin kryesor të PDK i cili sipas përcaktimeve të kryetarit Veseli dhe të shtabit zgjedhor, duhet të jetë i tillë që ta intrigojë secilin zgjedhës dhe ta dërgojë te kutia e votimit për ta votuar pikërisht PDK -në. Lufta që duhet t`i bëjmë KRIMIT, KORRUPSIONIT DHE NEPOTIZMIT është kthesa e domosdoshme që i duhet shoqërisë së Kosovës. Kjo bëhet me figura të fuqishme dhe plotësisht të pastra në garën që na pret.
U përcaktuam për emrat e drejtuesve të sektorëve në shtabet zgjedhore të këtyre nëndegëve. I falënderoj të gjithë aktivistët e Përlepnicës dhe të Kmetocit për punën e bërë mirë për 20 vite me radhë. Këto dy nëndegë ishin dhe mbetën të suksesshme përherë. Kryetarëve të ri urime më të mira për fitore në këto zgjedhje” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.