United Hospital

Qemajl Mustafa: Lajm i papritur, goditës dhe fortë i ftohtë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Iku në amshim edhe një njeri i vyeshëm i Gjilanit, lamtumirë doktor Nisret

ARKATANA

Pulmologun Dr.Nisretin do ta kujtojmë përhershëm për doktorin tonë fortë të mirë e të gatshëm për ti shërbyer popullit të tij. Do ta kujtojmë për pedantërinë e tij në punë e në jetë. Do ta kujtojmë për parimet e tija të shëndosha dhe për korrektësinë gjatë gjithë këtyre viteve të gjata të shërbimit në sistemin e shëndetësisë tonë. Ne, kolegët e politikës do ta kujtojmë dr. Nisretin edhe për aktivitetin e tij të mirë në politikën e komunës dhe për qasjen e hapur e plotësisht pozitive e dobiprurëse që e kishte ai. Do ta mbajmë mend për menaxher të mirë e të vendosur në spitalin tonë rajonal ku edhe punoi për kohë të gjatë. Më shumë se të gjitha këto, dr. Nisretin do ta mbajmë mend për njerzillëkun e tij dhe për miqësitë e shumta që ai i kishte me të gjithë neve që e ndamë kohën dhe që punuam e bashkëvepruam me të.
Dr. Nisreti iku herët dhe iku befasisht por ai la pas veti gjurmë të pashlyeshme me sjelljen e tij të mirë, me shërbimin e mirë, me edukimin e mirë që e rrezatonte dhe mbi të gjitha me familjen e shkëlqyer dhe me kolegët e miqtë e tij që do ta kujtojnë përherë.
Doktori do të na mungojë të gjithëve.
Bashkëshortes Nexhmije, fëmijëve dhe të gjithë familjarëve të familjes Hajrullahu ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe në emër të degës së PDK në Gjilan.
E doktori ynë, miku ynë, shoku e aktivisti ynë i shtrenjtë pushoftë i qetë në paqen e amshimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.