UBT

Qemajl Mustafa: Kryetari dhe elita e tij qeverisëse nuk kanë sens për dëmin që po ia bëjnë qytetit

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Derisa komuna e Prishtinës po i ngushton korsetë për automjetet (dhe shiritin e gjelbert në mes) për me shtu shtegun për biciklistët, duke mos e cenuar aspak gjerësinë e trotuarit, kryetari i Gjilanit me ata alamet “profesionistët” e urbanizmit e të shërbimeve publike po e bëjnë të kundërtën. Po e ngushtojnë trotuarin dhe parkun e vogël e të ngushtë që e ka qyteti për me ua dhurue hapësirën automjeteve thotë Qemajl Mustafa.

KKGJILAN

“Nuk duhesh me qene profesionist për me e marrë vesh çka po ndodhë. Thjeshtë, kryetari dhe elita e tij qeverisëse nuk kanë SENS për dëmin që po ia bëjnë qytetit. Ose e thënë ndryshe, këta njerëz NUK KANË DASHNI për këtë qytet e për këtë vend sepse krejt dashninë e kanë rezervue për veti e për pushtetin e tyre të kalbur e plotësisht devijant” ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/