UBT

Qemajl Mustafa: Komuna filloi me bë sfilatë e fushatë me paret e taksapaguesve e të donatorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna filloi me bë sfilatë e fushatë me paret e taksapaguesve e të donatorëve. Qytetarët, të ndikuar nga kjo pakujdesi e të parëve të komunës, filluan me u “çlirue” dhe me e nënvlerësua rrezikun ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Qytetarë të Gjilanit,
Edhe një herë, edhe shumë herë:
Kujdes, disiplinë, kujdes, disiplinë…
#RriNshpi
e nëse patjetër duhesh me dalë, respektoj me saktësi rregullat e vendosura nga ISHPK
Pas 9 rasteve pardje, edhe 14 raste sot. Shumë. Tepër shumë.
Ju uroj shërim të shpejtë të gjithëve.

Betejën me Virusin Covid19 e fitojmë ne si individë, bashkë me familjet tona. S’mund të na izolojë dhe të kujdeset për ne askush tjetër veç ndërgjegjësimi dhe disiplina e jonë.
Shteti është rregullatori por ai edhe kur është më i miri e më i sofistikuari, nuk mund ta monitorojë secilin prej nesh veç e veç. Nuk mund t’i monitorojë relacionet tona personale, familjare e shoqërore. Ne mund t’i përvidhemi përherë atij atij dhe ta bëjmë më të keqen pastaj.

Fundamenti

Ajo që është për keqardhje, e që e them domosdoshëm por, gjithsesi jo me kënaqësi, është shpërqendrimi i udhëheqjes së komunës nga agjenda e trajtimit të pandemisë. Bile, kryetari doli e tha jemi shumë mirë dhe po i afrohemi fundit të betejës.

Komuna filloi me bë sfilatë e fushatë me paret e taksapaguesve e të donatorëve. Qytetarët, të ndikuar nga kjo pakujdesi e të parëve të komunës, filluan me u “çlirue” dhe me e nënvlerësua rrezikun.

Veç shihni fotot me donatorët. Nënkryetari e kryetari në mes e ata anash. Në vend se të jetë e kundërta përherë. Qytetari, afaristi e donatori është sovrani. Ai është përherë në qendër. Në politikë, njerëzit na zgjedhin me ju shërbye atyre përditë, me kualitet, pa u lodhur e me modesti. Ata nuk na zgjedhin për asgjë tjetër. Krejt tjetra është keqkuptim e lazdrim./rajonipress/