Qemajl Mustafa kërkon nga qytetarët që ta votojnë Leonora Morinën, kandidaten e PDK-së

Gjilan – Ju ftoj që ta votoni Leonoren për kryetare të komunës te adresa PDK177, Blerta Rahimi27 dhe FlamurRamadan19. Dhe të tjerë, fortë të mirë në këtë listë poashtu. Pavarësisht përcaktimeve tona ideologjike (partiake), ligji për zgjedhjet lokale na e jep hapësirën për me i zgjedhë më të mirët për kuvendin e komunës dhe kandidatin më të mirë për kryetar. Mbasi e kemi këtë mundësi, le ta shfrytëzojmë por, pa inate e gjithnjë në të mirë të komunitetit e të komunës, dhe t`i zgjedhim më të mirët edhe nëse ata kësaj here nuk janë në listat e partive tona ka shkruar Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë:
Miqtë e mi,
Familjarë e qytetarë të nderuar;
Ju ftoj me plotë bindje e besim që me datën 17 Tetor ti votoni vërtetë më të mirët për kreun e komunës së Gjilanit dhe për kuvendin e komunës;
Ju ftoj që ta votoni traditën dhe edukimin e mirë familjar, shoqëror dhe para së gjithash dien, dinjitetin dhe integritetin e kandidatit;
Ju ftoj që ta votoni Leonoren për kryetare të komunës te adresa PDK177, Blerta Rahimi27 dhe FlamurRamadan19. Dhe të tjerë, fortë të mirë në këtë listë poashtu.
Pavarësisht përcaktimeve tona ideologjike (partiake), ligji për zgjedhjet lokale na e jep hapësirën për me i zgjedhë më të mirët për kuvendin e komunës dhe kandidatin më të mirë për kryetar. Mbasi e kemi këtë mundësi, le ta shfrytëzojmë por, pa inate e gjithnjë në të mirë të komunitetit e të komunës, dhe ti zgjedhim më të mirët edhe nëse ata kësaj here nuk janë në listat e partive tona.
Meqenëse e kemi vetëm një votë në disponim, patjetër që secili prej nesh kujdeset që këtë investim të vlefshëm ta bëjë te kandidatët në të cilët besojmë.
Në garë për kreun e komunës së Gjilanit është zonja e nderuar Leonora Morina Bunjaku e cila është kandidatja e vetme femër për kryetare të komunës (dhe vie nga PDK177) e që i prinë edhe listës për asamblenë e komunës. Leonora është një profesoreshë e spikatur e gjuhës angleze për shumë vite, është grua me plotë guxim, me plotë dije, me plotë elegancë. Është grua që e ka ndërtuar një familje të mirë e plotësisht stabile, është me eksperiencë e pjekuri të duhur jetësore, politike e profesionale.
Ndryshimi në Gjilan (siç e thotë edhe vet Leonora) duhet të jetë i plotë. Edhe duhet ndërruar mendjen e keqe në qeverisjen tetëvjeçare të LDK por edhe duhet me i dhënë rast një gruaje e cila me siguri e bindje e them, do ta qeveriste komunën me kujdesin maksimal dhe me ndjesinë e nënës e të kryefamiljares së shkëlqyer.
Në listën me numrin 177 për asamble komunale është edhe Blerta Rahimi, njëra nga kandidatet femra në këtë listë me numrin 27. e që vie nga fshati i madh i Malishevës.
Blerta është vajzë e re por është mjaftë e përparuar në studime të shkencave politike. Ajo përveç që do ta përfaqësojë komunitetin e Malishevës e të rrethinës së saj (bashkë me kandidatin tjetër, afaristin e ri, Flamur Ramadanin me numër 19), do ta përfaqësojë në mënyrë specifike edhe interesin e rinisë së Gjilanit në kuvendin e komunës dhe kudo tjetër.
Ajo që më së shumti sot i duhet shoqërisë së Kosovës, është përparimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm ekonomik por edhe edukativ, kulturor e sportiv, për ta rritur mirëqenien dhe kenaqshmërinë, në rend të parë, të rinisë së saj dhe të familjes kosovare.
Për ta arritur sa më parë këtë objektiv, të rinjëve tanë u duhet edukim i mirë profesional në të gjitha fushat e tregut të punës. Rinia e Kosovës nuk ka kohë për me humbë por përkundrazi, duhet me u angazhue bashkë me politikën e komunave e të shtetit tonë dhe me pasion e me durim me i çelë rrugë punës dhe kënaqësisë që e bjen përparimi i vendlindjes, i atdheut të lirë dhe i familjes tonë.
Blerta Rahimi është rritë dhe është edukue në familjen e madhe, shumë punëtore e të respektuar përherë nga fshati i madh i Malishevës së Gjilanit dhe nga komuniteti i gjërë i komunës.
Meqenëse edhe personalisht jam rritë në lagjen e familjes Rahimi, në Malishevën e Epërme, e marr të drejtën ti them disa fjali për kulturën e punës dhe të edukimit që e ka kultivue dhe e ka përhapë kjo familje në krejtë Malishevën dhe rrethinën e saj por aspak nuk gabohem nëse them edhe në tërë komunën.
Familja e madhe Rahimi, përherë ka pasë ekonomi të madhe e të gjallë (ka pasë shumë tokë dhe e ka punue më së miri në fshat). Në këtë familje heret është punue me mekanizëm të përparuar bujqësor. Baca Tahir Rahimi (më vonë, haxhi Tahiri) është nga të parët dhe nga të rrallët në komunë që e ka punue tokën me traktor të tipit të avancuar “Rakovica”. Jo veç tokën e vet po kahdo që ka mbërri, pa u kursye kurrë. Nuk ka pushue kurrë bashkë me të gjithë vëllezërit e nipat e tij. Si sot e kujtoj kohën e hershme kur kjo familje e furnizonte fshatin e komunën me gurë dhe me material tjetër për ndërtim. Vet e prodhonte dhe e distribuonte gëlqeren në atë kohë dhe kishin edhe furrë buke në oborrin e tyre. Fjala është për vitet ’60 e ’70 të shekullit të kaluar.
Makina e parë shirëse private dhe kombajni i parë në anën tonë ishin pikërisht të familjes Rahimi. Përbri aktivitetit të bujshëm ekonomik të asaj kohe, në familjen Rahimi është kultivue përherë respekti e dashuria për kombin, për atdheun, për lirinë, për njeriun e për mikun e mirë. Është bërë kjo përmes odës së tyre tradicionale, përmes edukimit fetar dhe përmes edukimit të rregullt shkollor.
Kjo familje në ndërkohë është rritë në vazhdimësi dhe sot numëron larg mbi 100 anëtarë dhe në mesin e tyre ka burra e gra, vajza e djem që punojnë me shumë zell në ekonomitë e tyre familjare agrobiznesore dhe në aktivitete nga më të ndryshmet si në edukim, në shërbime në qytet, në punët në diasporë, në mësimnxënie e nē studime.
Me një fjalë, kjo familje ishte dhe mbeti shembulli nga më të mirët (bashkë me familjen e kandidatit tjetër Flamur Ramadanit dhe medisa familje tjera më të mëdhaja në Malishevë) jo vetëm në fshatin tonë të madh por edhe në krejtë komunën e rajonin.
E dhashë këtë letërnjoftim të shkurtë të familjes së Blerta Rahimit me një qëllim të vetëm – që asaj ti besojmë dhe ta përkrahim plotësisht në rrugën e saj drejtë kuvendi të komunës së Gjilanit.
Neve, shteti e shoqëria duhet të na krijojë shanse të barabarta të gjithëve por megjithatë, ne “mesatarët” duhet të mësojmë përherë nga ata që janë më të përparuar nga edukimi i hershëm në familjet e tyre me traditë por edhe në shkollën e rregullt të shoqërisë. Unë personalisht dhe bashkëmoshatarët e mi, kemi mēsue shumë nga kultura e punës dhe e besimit që e rrezatonin familjet e mëdha në fshatin tonë siç ishte familja Rahimi, familja Ramadani dhe disa familje tjera të mëdha në të dy Malishevat tona.
Pra, pavarësisht do librezave e bindjeve partiake që i kemi, i ftoj votuesit e fshatit Malishevë dhe më gjerë që ta përkrahin Blerta Rahimin për kuvendin e komunës së Gjilanit. Që ta përkrahin edhe Flamur Ramadanin dhe njëri tjetrit ti bëhen ktah i fortë në kuvend poashtu.
Krejt kjo e ka kuptimin e plotë nëse përkrahet shumë dhe pa rezervë kandidatja e PDK për kryetare të komunës së Gjilanit zonja Leonora Morina Bunjaku nën numrin 177.
Uroj garë fer e të qetê.
Uroj më të mirën për Gjilanin e për Kosovën tonë.
Gëzuar!