UBT

Qemajl Mustafa: Kemi një qeverisje të plogësht dhe një kryetar narcisoid

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjilani kurrë nuk është qeverisë më mirë dhe rinia kurrë nuk ka qenë më e kënaqur me komunën e vet, se sa atëherë kur është qeverisur nga vet qytetarët e saj dhe rinia e saj. Kjo ka ndodhur vetëm njëherë, nga fillimi i vitit 2008 deri te fundi i vitit 2013. Pastaj qytetarëve të Gjilanit u është servue me mashtrim e me pazare një qeverisje e plogësht dhe një kryetar narcisoid që e ka idenë e prodhuar nga fantazia e tij se ka bërë e po bën punë “të hajrit” për komunën dhe shtetin e tij ka thënë Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Takim pune me kryesinë e Rinisë Demokratike të degës së PDK në Gjilan. Të gatshëm si përherë me i marrë detyrat për shtrirje dhe forcim të mëtejmë të organizatës rinore.
Gjilani kurrë nuk është qeverisë më mirë dhe rinia kurrë nuk ka qenë më e kënaqur me komunën e vet, se sa atëherë kur është qeverisur nga vet qytetarët e saj dhe rinia e saj.
Kjo ka ndodhur vetëm njëherë, nga fillimi i vitit 2008 deri te fundi i vitit 2013. Pastaj qytetarëve të Gjilanit u është servue me mashtrim e me pazare një qeverisje e plogësht dhe një kryetar narcisoid që e ka idenë e prodhuar nga fantazia e tij se ka bërë e po bën punë “të hajrit” për komunën dhe shtetin e tij.

Eco Higjiena

Se çfarë pune ka bërë ai dhe profili i tij në politikë e thotë më së miri gjendja e sotme në Republikën e Kosovës.
Ekonomi e lodhtë,
Edukim edhe më shumë i lodhtë,
Shëndetësi që len shumë për të dëshiruar,
Administratë e brishtë në të gjitha nivelet,
Diplomaci si mos më keq,
Rinia e qytetaria e dëshpëruar dhe në ikje nga shtëpia e nga atdheu i tyre…
Krejt kjo gjendje, nuk është pasojë e zyrtarëve, as e mësuesve, as e mjekëve, as e juristëve e ekonomistëve, as e inxhinierëve e agronomëve tanë por, është pasojë e drejtpërdrejtë e politikajve shakaxhi si Lutfi Haziri dhe soji i tij.
RDK është e gatshme që me krejt burrat e gratë që e dojnë përnime Kosovën, me i përvjelë mëngët dhe me bë shumë punë për me e ndalë këtë trend dhe me e bë kthesën e madhe kah përparimi i Republikës tonë.

Nëse dikur e bënë dëshmorët dhe martirët tanë bashkë me luftëtarët si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi e shumë të tjerë për çlirimin e Kosovës dhe themelimin e shtetit, RDK sot, e ka rastin por edhe gatishmërinë, që bashkë, me moshën e mesme dhe me ne që jemi më të shtyer në moshë, të vehet në ballë të procesit për transformimin e shoqërisë tonë, nga një shoqëri konsumuese, me demokraci të plogësht, me krim e korrupsion, pak shpresë për nesër, … në një shoqëri me demokraci dhe ekonomi të konsoliduar, me drejtësi e qartësi në trajtimin e vlerave tona familjare, individuale e kolektive, në një shoqëri që çmohet nga miqtë e shihet me lakmi nga, armiqtë.
S`ka ditë më të mira se këto që po i jetojmë për me e nisë këtë punë!