RCCOLA

Qemajl Mustafa: Kadri Veseli e ka vullnetin me i korrigjue padrejtësitë e mëdha që kanë ndodhur në PDK e Gjilanit

/ 6 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – PDK, përveç kërkesës nga terreni dhe përkrahjes verbale për t’u kthyer unë në procesin zgjedhor të degës, nuk ka krijuar kurrfarë konditash tjera elementare për t’u kthye e për të funksionuar. Do të doja degën në Gjilan me e pa të bashkuar dhe të unifikuar sepse është i vetmi subjekt që e ka udhëheqë komunën pa interesa të ngushta dhe me moral e dedikim të lartë (do të thoja të paparë deri tashti) shtetndertues. Që t`i bie trup e shkurtë: Dua që të punoj dhe po u krijua një ambient sadopak i pranueshëm për punë dhe po u krijuan kushte minimale për funksionim, unë jam pjesë e procesit zgjedhor në degën e Gjilanit. Ka shenja të mira që kryetari Kadri Veseli e ka vullnetin me i korrigjua padrejtësitë e mëdha që kanë ndodhur në PDK në përgjithësi e në degën e Gjilanit në veçanti. Pa një qartësi të plotë se cilat janë objektivat zgjedhore, cilat janë resurset njerëzore, cilat janë rrugët që duhet ndjekur dhe mjetet që duhet përdorur, nuk mund të presim mrekullia tha Qemajl Mustafa

Qemajl Mustafa ish kryetar i komunës dhe ish kryetar i degës së PDK-së në Gjilan po merr përkrahje të shumta nga aktivist e nëndegë për të rimarr sërish timonin e këtij subjekti politik në Gjilan.

Megjithatë Qemajl Mustafa ende nuk ka marrë një përgjigje të qartë nga qendra, por shpreson se gjithçka do të shkojë mirë, nëse harmonizohen qëndrimet brenda PDK-së.

KKGJILAN

“PDK, përveç kërkesës nga terreni dhe përkrahjes verbale për t’u kthyer unë në procesin zgjedhor të degës, nuk ka krijuar kurrfarë konditash tjera elementare për t’u kthye e për të funksionuar. Do të doja degën në Gjilan me e pa të bashkuar dhe të unifikuar sepse është i vetmi subjekt që e ka udhëheqë komunën pa interesa të ngushta dhe me moral e dedikim të lartë (do të thoja të paparë deri tashti) shtetndertues. Që t`i bie trup e shkurtë: Dua që të punoj dhe po u krijua një ambient sadopak i pranueshëm për punë dhe po u krijuan kushte minimale për funksionim, unë jam pjesë e procesit zgjedhor në degën e Gjilanit.
Përndryshe unë komunikoj me të gjithë pa dallim në degën e Gjilanit. Bile, komunikoj edhe me ata që me kanë bërë drejtpërdrejte sherre e pengesa të mëdha. Në degë janë krijuar grupime e rryma joparimore të cilat duhet shkrirë në një trup të vetëm funksional e veprues” tha Qemajl Mustafa.

“Ndryshe, gara joparimore dhe e sforcuar e brendshme e mbyt mundësinë për tu forcuar dega e për të garuar jashtë në zgjedhjet e ardhshme nacionale e lokale. Kështu, e lënduar rëndë dhe e lodhur ka pas dalë nga zgjedhjet e vitit 2012/13. Ata që janë fortifikue aty e që kanë përfitue në mënyra e rrugë të ndryshme për vite të tëra që nga 2008, duhet me i frenue orekset e tyre edhe për pushtet politik. por edhe për pushtet material brenda degës sepse i kanë bërë dëme të mëdha kësaj dege dhe PDK-së në përgjithësi. Thjeshtë kanë kapur pozicione të pamerituara dhe kanë krijuar pasuri me prejardhje të paqartë për degën dhe për partinë. Ata duhet t`i shpjegojnë degës prej nga ato benefite dhe pse? Ata duhet të kthehen në lagjet dhe fshatrat e tyre dhe të dëshmojnë se e kanë të gjallë dhe të konsiderueshme bazën e tyre elektorale. Ndryshe, krejtë kësaj i thonë kontrabandim rrënues politik e çfarëdo tjetër. Ndikimi i qarkut rrënues nga prapaskena duhet me u ndal dhe komunikimi i tille me u këputë sepse ky ndikim e ka cenuar rëndë autoritetin e degës (dhe të komunës, kur dega ishte në qeverisje). Thjeshtë, dega në Gjilan është rrenue për të mbijetue dhe për ta mbajte primatin mbi degën një konjukture e ngushtë njerëzish në Prishtine që hiqen si “përfaqësues” të degës e të Anamoravës, e që në realitet nuk janë sepse kontributi i tyre për degën dhe autoriteti politik i tyre në popull është tejet minor. Kjo konjukturë i ka do masha në Gjilan, disa tjera në Viti e Kamenicë dhe vazhdon në stilin “zgjate Zot” sepse edhe kështu zaif qysh janë, dega në Gjilan dhe ato në Viti e Kamenicë qesin ende boll “tambël” për këtë konjukture, por trendin rënës kjo nuk është e zoja me e ndalë. Këtë mund ta bëjë vetëm një proces normal, legal, transparent e kredibil zgjedhor dhe assesi ndryshe. Në terrenin e “lojës” duhet të kthehen të gjithë aktivistët, të gjitha gjeneratat, e posaçërisht aktivistët kontributdhenes të margjinalizuar, të goditur e të dëshpëruar të cilët me vite janë tërhequr dhe sodisin me keqardhje krejt këto zhvillime negative e degraduese për degën në Gjilan dhe për partinë në përgjithësi” u shpreh Mustafa.

Mustafa tha se degës i duhet një front i madh i unifikuar me një lidership kredibil e që e rikthen besimin e qytetarëve të komunës së Gjilanit.”Një lidership i cili i garanton qytetarit të Gjilanit se ai do ta fitojë komunën dhe ai do ta qeverisë komunën. Këtë model gjilanasit tashmë e kanë të njohur nga qeverisja 2008 – 2014. Thjeshtë, komuna duhet të jetë sërish e tyre. E hapur 24 orë në ditë për t`i dëgjuar dhe zgjidhur problemet e tyre. Ka shenja të mira që kryetari Kadri Veseli e ka vullnetin me i korrigjua padrejtësitë e mëdha që kanë ndodhur në PDK në përgjithësi e në degën e Gjilanit në veçanti. Pa një qartësi të plotë se cilat janë objektivat zgjedhore, cilat janë resurset njerëzore, cilat janë rrugët që duhet ndjekur dhe mjetet që duhet përdorur, nuk mund të presim mrekullia” tha Mustafa./rajonipress/