Qemajl Mustafa ka punuar në shumë drejtime

Gjilan- Fatkeqësisht VV po harron që qeverisja aktuale e Komunës së Gjilanit me në krye kryetarin Qemajl Mustafa, për këtë periudhë të qeverisjes nuk ka fjetur ,por me kapacitetet që ka pasur ka punuar në shumë drejtime.
Ndaj deklaratave të VV ka reaguar zëdhënësi i Komunës, Shefik Surdulli. Surdulli ka thënë se është në natyrën njerëzore që secili t’i mbroj fjalët e veta dhe t`i paraqes si të vërteta.
“Ne kemi dhënë një përgjigje nga ato që VV në Gjilan i ka ngrit, ku ndër të tjera ajo akuzon pushtetin aktual se nuk është transparent, madje sipas saj për çdo ditë e më pak është transparent, e të njëjtën kohë për të gjitha çështjet që ajo i ngrit në publik i referohet pikërisht publikimeve të Komunës e në këtë rast broshurës për investimet kapitale 2008-2011, pra për të gjitha investimet në këtë periudhë kohore”.
Ç’mund t’i thuhet ndryshe kësaj kur VV për jo transparencë e drejton gishtin nga ne, ndërsa sytë i mban në transparencën tonë” thuhet në reagim.
Vetëvendosje i referohet shifrave tona të publikuara për investimet kapitale, ku për shembull bënë krahasim për çmimin (koston) e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të rrugëve për periudhën 2008-2010, për të cilat thotë se ka rritje enorme.
Fatkeqësisht VV po harron që qeverisja aktuale e Komunës së Gjilanit me në krye kryetarin Qemajl Mustafa, për këtë periudhë të qeverisjes nuk ka fjetur ,por me kapacitetet që ka pasur ka punuar në shumë drejtime.
Për këtë periudhë janë ndërtuar dhe hapur shumë rrugë të reja, të cilat është normale se duhet edhe të mirëmbahen, e që kostoja ndryshon sepse ka shtim të kilometrave me rrugë të asfaltuara.
Nuk krahasohet mirëmbajtja e rrugëve në gjatësi prej 10 km, me ato që janë e kanë 100 km. Kjo nuk do koment. Krahasime të ngjashme kemi edhe në segmente të tjera, ta zëmë te zgjerimi i hapësirave të gjelbëruara, ndriçimi publik, etj.
Kanë përmendur edhe padi ndaj kryetarit, gjë për të cilën janë të lirë ta bëjnë, sepse këtë ua mundëson demokracia dhe atje t’i ngrenë çështjet për të cilat pretendojnë që kanë të drejtë, për këtë ne nuk shqetësohemi sepse atë që e kemi thënë dje do ta themi edhe sot ,por edhe nesër sepse çdo gjë që e deklarojmë, e themi mbi bazën e fakteve dhe argumenteve.
Ndërsa lidhur me frikën e VV për shkrimet e ndryshme nëpër mediume, të cilat tregojnë realitetin në të cilin po kalon komuna jonë, të drejtë për të shkruar në media dhe për t`i paraqitur pikëpamjet e tyre politike etj ,e kanë që të gjithë dhe nuk është e jona t’ua pengojmë ngase secili mbanë përgjegjësi për fjalën e thënë.
Përgjegjësia është e secilit për fjalën publike dhe kjo është më tepër çështje autoriale thuhet në reagimin e zëdhënësit të Komunës Shefik Surdulli./rajonipress/