RCCOLA

Qemajl Mustafa ka një porosi për Lutën: Përvili mangët sa nuk është bërë krejt vonë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas eskalimit të dukshëm të përhapjes së infektimit me Covid19 dua t’ju sugjeroj me qëllimin më të mirë: Mbathi “çizmet”, vishi teshat e punës e përvili mangët sepse, me keqardhje ju them por, me sfilata pa shije e jashtë kohe, me dhembshurinë, me “vajin”, me ngushëllimet dhe ditët e zisë nuk ju ndreqni punë qytetarëve të Gjilanit. Edhe këto formalitete të traditës janë të nevojshme por ato zënë vend veç mbasi qytetarët të jenë bindë se Ju dhe krejtë struktura e komunës po e bëni punën me dije, me shumë zemër e pa u kursye kurrë. Leni hajgaret e qohuni në këmbë. Revidone dhe përditësone planin veprues (nëse e keni patur një të tillë) dhe angazhoji të gjithë sektorët e Komunës e të Qeverisë në luftë të njëmendtë dhe efektive për me e parandalue bartjen e infektimit ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

UBT

Rreth pandemisë në Gjilan
Kryetar i komunës,
Pas eskalimit të dukshëm të përhapjes së infektimit me Covid19 dua t’ju sugjeroj me qëllimin më të mirë:
Mbathi “çizmet”, vishi teshat e punës e përvili mangët sepse, me keqardhje ju them por, me sfilata pa shije e jashtë kohe, me dhembshurinë, me “vajin”, me ngushëllimet dhe ditët e zisë nuk ju ndreqni punë qytetarëve të Gjilanit. Edhe këto formalitete të traditës janë të nevojshme por ato zënë vend veç mbasi qytetarët të jenë bindë se Ju dhe krejtë struktura e komunës po e bëni punën me dije, me shumë zemër e pa u kursye kurrë.
Leni hajgaret e qohuni në këmbë. Revidone dhe përditësone planin veprues (nëse e keni patur një të tillë) dhe angazhoji të gjithë sektorët e Komunës e të Qeverisë në luftë të njëmendtë dhe efektive për me e parandalue bartjen e infektimit.
Me i pasë kushtue nënkryetari yt dhe Ju vet kaq kohë e mundi parandalimit të infektimit sa i keni kushtue PR-it personal, jam i sigurtë që gjendja kishte me qenë shumë më normale dhe nën kontroll.
Për fat të keq të qytetarëve, juve u ka dalë gjendja prej kontrolli qysh moti.
Këtij momenti i duhet menaxher i mirë. Menaxher që e ka dijen dhe energjinë me vendosë mekanizma për me e zotërue krizën e jo kriza me na zotërue neve qysh po ndodhë qe disa javë me radhë.
Bëjeni sa nuk është bërë krejtë vonë.