Mobi Casa

Qemajl Mustafa: Haziri është në situatë të keqe me pandeminë, me qeverisjen e tij katastrofike

/ 6 minuta lexim

Gjilan – I kanë ardhur kryetarit Haziri plotë ministra deri tani, i kanë ardhur edhe dy a tre kryeministra e besa edhe presidentë që nga viti 2014 kur e pat nisë qeverisjen. I patën premtue përfundimin e shpejtë të projektit Mirusha i cili po “dergjet” qe 7 vite me radhë dhe s`ka të sosur… I patën dhënë premtime edhe për financimin e shpejtë të ujërave të zeza dhe pas 7 viteve memzi arrihet marrëveshje për financim. Realizimi në rastin më të mirë do të zgjasë edhe 4 vite të tjera. Por, mirë është. Thonë “Kur s`ka shi, bën edhe breshër” ka thënë Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Ardhja e elitës shëndetësore dje në Gjilan, në radhë të parë duhet të përshëndetet dhe të falënderohet qysh edhe e bëri kryetari në emër të qytetarëve të komunës. Nëse për asgjë tjetër atëherë, së paku, për inkurajimin dhe mbështetjen morale (por edhe simbolike materiale) që kjo ardhje u bëri qytetarëve të Gjilanit të cilët, tashmë jetojnë në atmosferë gjysmëpaniku e pasigurie.

Por, nga përvoja e deritanishme, kjo vizitë e ministrit të MSH, bashkë me kreun e IKSHPK dhe me kreun e SHSKUK mund të shihet edhe vetëm si vizitë kurtuazie politike me të cilën i ipet mbështetje puro politike kryetarit Haziri i cili tashmë është në situatë të keqe me pandeminë, me qeverisjen e tij katastrofike, pasojë e drejtpërdrejtë e së cilës është dhënia e punëve milionëshe me hile e me diskriminim, implementimi i keq i projekteve, zvarritja enorme nëpër vite e realizimit të tyre dhe tashti edhe trendi kaq shqetësues me shtrirjen e infeksionit me Covid19 në Gjilan. Kur kësaj i shtohet edhe raporti jo i mirë i kryetarit me politikat e kreut të subjektit të tij ne Prishtinë, kjo ardhje atij i është dashur si shiu që i duhet verës së gjatë e të thatë.

I kanë ardhur kryetarit Haziri plotë ministra deri tani, i kanë ardhur edhe dy a tre kryeministra e besa edhe presidentë që nga viti 2014 kur e pat nisë qeverisjen.
I patën premtue përfundimin e shpejtë të projektit Mirusha i cili po “dergjet” qe 7 vite me radhë dhe s`ka të sosur… I patën dhënë premtime edhe për financimin e shpejtë të ujërave të zeza dhe pas 7 viteve memzi arrihet marrëveshje për financim. Realizimi në rastin më të mirë do të zgjasë edhe 4 vite të tjera. Por, mirë është. Thonë “Kur s`ka shi, bën edhe breshër”.

I patën dhënë pak pare e shumë premtime (jo njëherë po disa herë) për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe siç e shihni ju të gjithë, qytetarë të nderuar, ende nuk është kryer edhe pas 4 viteve që kur filloi. Mbase do të përfundojë deri në fund të këtij viti. “Më mirë vonë se kurrë” apo jo? Nëse mbaron me kualitetin e duhur, natyrisht.
I patën dhënë nënshkrime në memorandume (jo njëherë po disa herë) për stadiumin e qytetit dhe ky projekt po “mrizon” poashtu qe 4 vite e më shumë. Progresi aty është fare i vogël por, zvarritja është shumë e madhe.

Te dy zyrtarët e lartë shëndetësorë, nga tre, që erdhën në Gjilan, unë personalisht kam besim të konsiderueshëm. Te dr. Naser Ramadani, drejtori i IKSHPK dhe te dr. Valbon Krasniqi, u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të SHSKUK. Thjeshtë, e kam bindjen që këta dy profesionistë e kanë bërë më të mirën që kanë ditur e kanë mundur në sfidimin me Covid19 që nga 13 Marsi 2020. E sa i përket ministrit Zemaj, e kam përshtypjen që ende nuk e ka marrë vehten dhe ka probleme me karizmën e tij por edhe më shumë me dijen e tij për procesin në shëndetësi.

RCCOLA

Sinqerisht do të doja që kjo ardhje të rezultojë me “komcimin dhe shtrëngimin” e strukturës së ekipës për emergjencën në Gjilan si në kuptimin e planit operues, të resurseve profesionale e humane dhe të resurseve teknologjike e financiare për ta bërë kthesën për të mirë.

Por, në Gjilanin e udhëhequr nga Lutfi Haziri, gjithnjë rrinë pezull një problem: Kjo ekipë e lartë shëndetësore kot e jep përkrahjen për Gjilanin nëse struktura komunale me në krye kryetarin e komunës nuk e ka vullnetin dhe nuk është e zoja me e materializue atë përkrahje. Nuk e thonë kot “Mundet dikush me të marrë diçka me zor por, me të dhënë me zor nuk mundet kurrë”!.

Të shpresojmë për dhe kah më e mira por, bazuar në trendin e deritanishëm 20 vjeçar pak mbetet për të besuar e më shumë për të dëshiruar.
Aferim për ndonjërin nga zyrtarët komunalë në ekipën emergjente dhe sidomos aferim punëtorëve shëndetësorë që janë gjetur natë e ditë në vijën e parë të frontit dhe kanë bërë punë të shkëlqyer.

Mbetet shumë për t’u dëshiruar sa i përket inspektimit dhe monitorimit të gjendjes në terren e që është para së gjithash detyrë e inspektoratit, e policisë dhe e kapaciteteve tjera komunale e civile.

Është i çuditshëm akti i pushimit të punës në ndonjërin nga sektorët e komunës, në vend se të rritej disiplina dhe mbajtja e rregullit me distancën sociale, me maskat dhe me higjienën.

Tashmë, nëse s’jemi bërë ende imun në Civid19, jemi bërë shumë imunë në marifetet që na vijnë nga politikajtë “ekzotikë” të Kosovës, pjesë e të cilit kor është patjetër edhe kryetari i komunës tonë./rajonipress/