HW

Qemajl Mustafa: Hamit Aliu la gjurmë të thella përgjatë jetës e punës së tij

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ne që e takuam në format nga më të ndryshmet dhe bashkëjetuam me të, valltarin autokton të ansamblit “Bajram Curri”, Hamit Aliun, do ta mbajmë në kujtesë si njërin nga artistët më të spikatur popullor që e patëm ka shkruar Qemajl Mustafa.

Elegant e fortë i natyrshëm në skenë, i palodhshëm nëpër decenie, komunikues e mirëkuptues në çdo kohë, edukator e shok i mirë…

Fundamenti

Sa herë ka me u përmend ansambli “Bajram Curri”, ka me na u kujtue figura qendrore e tij, Hamit Aliu. Sa herë kemi me folë për festivalet e këngëve dhe valleve popullore, për trashëgiminë artistike popullore ndër breza ka me na ra ndër mend Hamit Aliu. Sa herë kemi me folë për edukimin në anën e Karadakut, kemi me folë edhe për Hamitin e brezin e tij në arsimimin e gjeneratave të shumta.

Thënë ndryshe, Hamiti la gjurmë të thella përgjatë jetës e punës së tij. Ai e shënoi qartë dhe dukshëm epokën e tij.
Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan u shprehim ngushëllimet tona familjes së Hamit Aliut, kolegëve të punës, shokëve e miqve të tij e të familjes poashtu.
Artist i veçantë, je pjesë e identitetit të Karadakut, të Gjilanit e Anamoravēs.
Prehu në paqë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.