UBT

Qemajl Mustafa: Gjilanit i duhet ndryshim radikal

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Dominon bindja e plotë e aktivistëve se Gjilanit i duhet ndryshim radikal e kjo bëhet vetëm me dije, me punë e me kulturë demokratike ka thënë Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të degës së PDK-së në Gjilan.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

UBT

Sot, kemi vazhdue me takimin e nëndegëve në rajonin e Zhegrës (qe nga Velekinca). Folëm për motivimin e aktivistëve për punë dhe për rëndësinë e procesit zgjedhor në degën e PDK në Gjilan. Dekadaere fillon me strukturë të re, të fuqishme dhe të gatshme për sfidat e ardhshme zgjedhore. Dominon bindja e plotë e aktivistëve se Gjilanit i duhet ndryshim radikal e kjo bëhet vetëm me dije, me punë e me kulturë demokratike. Nëndegët e kësaj ane janë të gatshme për mbajtjen e kuvendeve zgjedhore. Ne ju uruam suksese dhe mbështetje të plotë ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/