Uji Dea

Qemajl Mustafa: Gjilani, ujërat e zeza dhe premtimet e kota të LDK

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ju, LDK e Gjilanit, me llafamanin kronik Lutfi Hazirin, sa zhurmën e keni bë qe 6 vite me “trajtimin” e ujërave të zeza të Gjilanit sa vështirë gjendet dikush nga banorët tanë me ju besue ç`kado që thoni tash e tutje rreth këtij projekti kaq të nevojshëm për qytetarët e komunës. Ndërsa jabanxhijtë kishin me mendue që ju tashmë këtë punë e keni bë “fet” sepse e kanë dëgjue komunën nëpër media tue u marë qe sa vite me këtë projekt “madhor” të saj. Ju, binomi Luta e LDK, tashmë zëshëm dhe disa herë, e keni lansue në publik marrëveshjen me BERZH për financimin e këtij projekti rreth tridhjetë milionësh. Keni thënë, kjo është punë e kryer dhe se pritet vetëm fillimi i ekzekutimit të këtij projekti aq domethënës për komunën ka shkruar Qemajl Mustafa.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës

Unë personalisht, nuk ju pata besue, sepse, e njoh mirë lehtësinë me të cilën ju i bëni këso “shërbime” të shpeshta dhe “egzotike” qytetarëve të Gjilanit. Çfarë të them me këtë rast përveç: Vaj halli për ne të gjithë që ju kemi në krye të komunës e sidomos, vaj halli për ata që kanë vrapue me ju pru në pushtet dhe ju kanë besue me votë.

Kurrë, bash kurrë nuk e keni meritue udhëheqjen e komunës. E shtetin, për fat të mirë, nuk e keni pasë as rastin me e udhëheqë sepse do të ishte larg më keq se që është. Thjesht, jeni të pa vullnet e të lodhtur me e udhëheqë një komunë të madhe e komplekse qysh është Gjilani.

Kjo zonja deputete e LDK (që don me u penzionue në kuvend me votat e qytetarëve të saj të papunësuar, të përbuzur e të lënë si mos më keq) qënka thirrë edhe në do deputetë të PDK nga Anamorava të cilët nuk paskan votue në kuvend.

Po ia kujtoj se PDK që nga Hani i Elezit e deri në Kamenicë nuk e ka asnjë deputet në parlamentin e Kosovës. E LVV po, i ka disa deputetë.

FIDANISHTJA

PDK e Anamoravës nuk e ka asnjë deputet sepse po e vuan barrën e haraqit nga e kaluara që ia vuri mbi supe asaj pikërisht politika e keqe e kokës së saj në Prishtinë. U dasht me e prishë PDK-në në Gjilan e Anamoravë për me e mbajtë gjallë Luten e LDK-në. Sa pazare të ulta e primitive janë bë në kurriz të degëve e të votuesve të komunave tona. “Menve zarar”! – thotë populli.

Të kthehemi në temë:
Ju, LDK, popullit duhet t’ja shpjegoni arsyet pse e keni mashtrue me deklarime të deritanishme të rreme dhe poashtu duhet t’ia thoni arsyet e vërteta pse opozita nuk e paska përkrahë një financim të tillë të BERZH-it për këtë projekt?!

Së pari, a janë plotësue kushtet formale e procedurale për me u diskutue dhe me u votue në kuvend?!. Një deputete e LVV paska thënë as që është qitë për me u votue?!
Ky financim, ndoshta ishte hua jo e mirë për komunën e për qeverinë?

Apo ndoshta komuna nuk i ka përmbushë standardet e huamarrjes që ndeshen me borxhin publik dhe me aftësinë e saj për kthim të huasë?!

Apo kemi të bëjmë me luftë të pastër idiotike politike qysh dijmë ta bëjmë ne edhe kur janë interesat e mëdha të shtetit e kombit në pyetje?!

Këto dilema duhet të marrin përgjigje të qartë para publikut përndryshe edhe më tej mbeteni që të mbijetoni nga zanati i juaj i moçëm dhe kryesor e që është prodhimi me bollëk i mjegullës, përmes llafeve të kota, përmes punës së paktë e shkel e shko dhe përmes sjelljes meskine çfarë e shohim qe 20 vite me radhë. Me ndonjë përjashtim fare të rrallë ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.