Qemajl Mustafa: Gjilani ka mbetur pa zot shtëpie

Gjilan – Këta të komunës së Gjilanit janë specialistë të shtirjes, të bërjes së grimasave të keqardhjes e dhembshurisë, të derdhjes së lotëve të krokodilit… sa herë që ju ndodhin bela në oborrin e tyre. E belatë në këtë komunë s’pushojnë kurrë sepse është mbetur pa zot shpie ka shkruar Qemajl Mustafa kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.
Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Pas ndotjes së prrockës së ujit në Pasjak të Gjilanit (që tani i përket Artanës)
Bëjnë grimasa, shprehin “dhembje” e derdhin lotë krokodili pas skandaleve, fatkeqësive e tragjedive, në vend se të punojnë e të preventojnë me dije, me saktësi e me kohë.
Këta të komunës së Gjilanit janë specialistë të shtirjes, të bërjes së grimasave të keqardhjes e dhembshurisë, të derdhjes së lotëve të krokodilit… sa herë që ju ndodhin bela në oborrin e tyre. E belatë në këtë komunë s’pushojnë kurrë sepse është mbetë pa zot shpie.
Kështu sillen pas çdo skandali që e prodhojnë vet. I fundit është ndotja e ujit nga një therrtore. Kjo bëri vaki edhe ditë më parë. Ndotja e papastërtia është bërë pjesë e identitetit të kësaj qeverisje.
Qytet i papastër dimër e verë,
Mungesë totale e gjelbërimit dhe e mirëmbajtjes gjatë verës,
Mungesë e ujit të pijshëm,
Mungesë e trajtimit të ujërave fekale,
Mungesë…
Mungesë…
Kapaku i të gjithave është mungesa e seriozitetit, e sinqeritetit, e transparencës, e vullnetit, e besnikërisë ndaj votuesit e qytetarit të komunës.
Krejt kjo e ka emrin MASHTRIM E HIPOKRIZI!
Qytetarë, ju jeni sovrani,
Zgjohuni, bëhuni aktiv dhe mos i lejoni të luajnë e të tallen me ju;
Shpia don përkujdesje;
Shpia don Zot shpie;