RCCOLA

Qemajl Mustafa forcon elektoratin e PDK-së, i bënë bashkë të gjitha grupimet

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Ardhja e Qemajl Mustafës në krye të degës së PDK-së në Gjilan po shihet si ngjallje e strukturës dhe aktivistëve të kësaj partie. Kandidimi i Qemajl Mustafës ka nxitur shumë të rinj, por edhe nga Forumi i Gruas që të bashkohen të gjithë së bashku.

Qemajl Mustafa ka nisur të takohet me të gjitha grupimet brenda PDK-së, sepse sipas tij kjo është formula e bashkimit që mund ta qojë përpara PDK e Gjilanit.

Fundamenti

Tashmë kandidimin e Qemajl Mustafës e kanë përshëndetur edhe Forumi i Rinisë, Forumi i Gruas, shumë nëndegë e aktivist të kahershëm të PDK-së.”E rëndësishme është që ta ruajmë frymën e unitetit dhe të afrojmë të gjithë pa dallim sepse në PDK ka vend për të gjithë” thotë Qemajl Mustafa./rajonipress/