RCCOLA

Qemajl Mustafa fiton betejën, prokurori hoqi dorë nga ndjekja penale në mungesë të provave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Qemajl Mustafa ish kryetar i komunës së Gjilanit është liruar nga akuzat këtë të premte pasiqë prokurori i rastit Shaban Spahiu ka hjekur dorë nga ndjekja penale.

Qemajl Mustafa e ka fituar një betejë të rëndësishme juridike dhe gjyqësore këtë të premte pasiqë prokurori i rastit Shaban Spahiu në mungesë të provave hoqi dorë nga ndjekja penale që lidhet me rastin e “Eco – Higjienës”.

Në fakt ky proces gjyqësor tash e tutje sqaron shumëçka rreth fatit të “Eco – Higjienës”. Ishte një grup i ngushtë i njerëzve që e kanë shpërfillur gjithmonë partneritetin publiko privat duke e akuzuar Qemajl Mustafën se në mënyrë të kundërligjshme e ka nisur dhe realizuar këtë partneritet publiko privat.

Mobi Casa

Kryetari i trupit gjykues Naser Maliqi e ka hedhur poshtë aktakuzën pasi prokurori Shaban Spahiu hoqi dorë nga ndjekja penale.

Edhe procesi gjyqësor në Pejë që pritet të nis kundër Qemajl Mustafës dhe të tjerëve e që në disa raste flitet edhe për këtë partneritet, tashmë gjithçka sqarohet dhe dihen saktë ata që kanë shpifur tash e 7 vite kundër këtij partneriteti, që kanë sulmuar, shantazhuar, sabotuar, rrahur dhe fyer në mënyrat më ekstreme austriakët.

Më poshtë po e japim vendimin e gjykatësit Naser Maliqi./rajonipress/