FIDANISHTJA

Qemajl Mustafa falënderon qytetarët për sjelljen qytetëruese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ishte ky një besim i sinqertë dhe plotësisht spontan e i pa sforsuar. Ishte ky një besim për punën e bërë mirë së bashku me ju për gjashtë vite me radhë për Gjilanin tonë të bukur e të dashur.Ju siguroj që kudo që të jem në detyrat publike në ditët që vijnë, unë do të jem njeriu i juaj secilën ditë të vitit dhe do ta bej më të mirën për ju dhe familjet tuaja ka shkruar Qemajl Mustafa.

Të nderuar aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, në Anamoravë dhe në Kosovë, unë, Qemajl Mustafa, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës ju falënderoj nga zemra për besimin që ia keni dhënë PDK-së dhe mua. Kështu thuhet në letrën e Qemajl Mustafës drejtuar qytetarëve të Gjilanit dhe të Anamoravës.

Ishte ky një besim i sinqertë dhe plotësisht spontan e i pa sforsuar. Ishte ky një besim për punën e bërë mirë së bashku me ju për gjashtë vite me radhë për Gjilanin tonë të bukur e të dashur.

Ju siguroj që kudo që të jem në detyrat publike në ditët që vijnë, unë do të jem njeriu i juaj secilën ditë të vitit dhe do ta bej më të mirën për ju dhe familjet tuaja.

Uji Dea

Angazhimi im primar mbetet edhe më tej përparimi i ekonomisë së komunës e të rajonit, edukimi i mirë profesional, infrastruktura publike dhe rinia e kësaj ane.

Unë, do të jem pjesë aktive e realizimit të projektit të madh të kryeministrit Thaçi MISIONI I RI për Kosovën e që është jetë dhe shpresë për familjet tona. Qytetarë të respektuar, ju falënderoj gjithashtu për sjelljen plotësisht demokratike e qytetëruese që keni treguar përgjatë fushatës zgjedhore.

Kemi treguar bashkë që e duam komunën tonë, e duam Anamoravën dhe Kosovën e përparuar dhe evropiane ka shkruar në fund Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.