RCCOLA

Qemajl Mustafa: E kam fatin e mirë që jam i rrethuar me qindra e mijëra aktivistë të devotshëm të PDK-së

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Unë jam këtu dhe fjalën e dhënë publikisht, nuk e kam shkelë dhe nuk do ta shkeli kurrë! Kjo është sa e pabesueshme për delegatët që e njohin rendësin e misionit të tyre, aq më shumë është qesharake. Ata aktivistë që më njohin mirë (dhe shumica absolute më njohin mirë), e din që unë nuk ju hy garave asnjëherë vetëm për sy e faqe dhe vetëm sa për pjesëmarrje. Unë dhe përkrahësit e mi të shumtë, jemi njerëz serioz në këtë proces dhe këtë pune e kemi nis me një të vetmin qëllim: nxjerrjen e degës nga balta, në të cilën e kanë futë pikërisht ky soj i njerëzve plëngprishës, të cilët manipuluan për kohë të gjatë e sot pa pikë turpi vazhdojnë ta bëjnë po të njëjtën gjë ka shkruar Qemajl Mustafa në një postim të tij adresuar anëtarësisë së PDK dega në Gjilan.

Angazhimi i Qemajl Mustafës për të qenë në krye të degës së PDK-së i ka ngjallur të gjithë mekanizmat, anëtarësinë e gjerë të saj, nëndegët e shumta, aktivistët e shkelur e të lënë padore. Kjo ngjallje dhe ky interesim nga një kërkesë të madhe që Qemajl Mustafa është i vetmi kandidat që mund ta nxjerr nga katandisja e mëtutjeshme PDK në Gjilan.

Por ky hov që ka marrë Qemajl Mustafa po shihet edhe si pengesë nga një pjesë e “vogël” e njerëzve në PDK të cilët për 5 vite asnjë të mirë nuk e bënë për PDK, por luftuan e punuan për interesa vetëm personale e familjare.

Postimi i plotë i Qemajl Mustafës
Sqarim për anëtarësinë e PDK në Gjilan

Të nderuar anëtarë të degës së PDK nē Gjilan,
Pas mbajtjes se shumicës së kuvendeve të nëndegëve, pra, pas zgjedhjes se kryetarëve, kryesive dhe delegatëve për kuvendin e degës, individë e grupe të caktuara në degë janë lëshuar në “gjah” për kapjen e delegatëve dhe manipulimin e tyre shpesh për nevoja vetëm personale dhe të këtyre grupeve.

Në këtë luftë të paparë (dhe plotësisht jo parimore) për të fituar sa më shumë përkrahje dhe pastaj sa më shumë hapësirë në forumet e degës, po përdoren edhe mjete të palejueshme siç është diskreditimi i tjetrit ose lansimi i dezinformimeve, nga më të ndryshmet.

Njëra nga dezinformatat që e dëgjova dje ishte se u thuhet delegatëve dhe anëtarësisë kinse Qemajl Mustafa po tërhiqet nga gara. Këto metoda të hutimit e të shantazhimit i prodhojnë dhe i përdorin vetëm mendjet dhe qarqet e mykura, ata që na e shitën tepër shtrenjtë dhe për shumë vite “atdhetarinë” e tyre goxha të lodhur e tashmë u pa, edhe gllabëruese.

Uji Dea

Kjo është sa e pabesueshme për delegatet që e njohin rendësin e misionit të tyre, aq më shumë është qesharake. Ata aktivistë që më njohin mirë (dhe shumica absolute më njohin mirë), e dijne që unë nuk ju hy garave asnjëherë vetëm për sy e faqe dhe vetëm sa për pjesëmarrje. Unë dhe përkrahësit e mi të shumtë, jemi njerëz serioz në këtë proces dhe këtë pune e kemi nis me një të vetmin qëllim: nxjerrjen e degës nga balta, në të cilën e kanë futë pikërisht ky soj i njerëzve plëngprishës, të cilët manipuluan për kohë të gjatë e sot pa pikë turpi vazhdojnë ta bëjnë po të njëjtën gjë.

Por, ky soj i njerëzve (që më së paku i duhet dhe më së paku i shërben PDK-së) e ka harruar që konteksti kohor dhe kërkesat e anëtarësisë janë dy faktorët që nuk e lejojnë plasimin e rrenave dhe të falsitetit të tyre. Meritokracite boshe tani e tutje nuk do t’ju bëjnë punë këtyre njerëzve.
Çka ishte boll, boll ishte!. Është teprue!.
Dega në Gjilan, me këtë proces zgjedhor ka me e marr të mbarën sepse anëtarësia e saj, simpatizantët e PDK dhe çka është edhe me madhështore, qytetaria e Gjilanit, këtë po e kërkon dhe ndryshe as nuk do të lejojë.

Këtij soji të njerëzve nuk u ka mbetur rrugë tjetër pos “t’i bien murit me kokë” ose të vetëdijesohen më në fund, t`i marrin detyrat seriozisht dhe të pajtohen vetëm me hisen që ju takon si kundërvlerë e punës dhe e dijes së tyre e jo e historive të gjyshërve, vëllezërve, axhallareve, të kushërinjve e fisit tjetër.

Qëllim im i parë dhe i fundit, por edhe i të gjithë përkrahësve të mi në këtë proces zgjedhor (e që e kemi deshmue në praktikë gjatë viteve të udhëheqjes me degën dhe me komunën) është spikatja e kualitetit në këtë degë, strukturimi i mirë dhe i qëndrueshëm politik e profesional i saj dhe shtrirja e saj deri në secilën familje, në secilin biznes e në secilin cep të komunës tonë.
Fitoret ndryshe nuk bëhen.
Fitoret i bëjnë vetëm njerëzit punëtorë, njerëzit e urtë, njerëzit solidarë, njerëzit me autoritet dhe me kredo të lartë njerëzore, politike e profesionale.
Para së gjithash, fitoret i bëjnë njerëzit që në shpirtin dhe në mendjet e tyre e kanë qëllimin fisnik të përparimit të popullit të vet. Këta njerëz e kanë përherë guximin me e bë rrugën e vështirë deri në cak.

E kam fatin e mirë që jam i rrethuar me qindra e mijëra aktivistë të tillë e votues të devotshëm të PDK të cilët nuk bijnë pre e manipulantëve dhe e përfituesve në kurrizin e tjetrit. Janë këta mijëra votues e aktivistë që i besojnë projektit të liderit konsistent z. Kadri Veselit të pagëzuar me emërtimin #DekadaeRe. Janë njerëz që u besojnë ideve dhe energjive të reja për shtetin e Kosovës.

Dega tashmë po e sheh dhe po e prekë fitoren e saj të pritur aq gjatë e ata pakë individë e familje që kanë me i humbë privilegjet e pamerituara, fitoren e saj mund ta përjetojnë edhe si humbje të tyre. Është perceptim plotësisht i gabuar, por është e drejtë e tyre që të rreshtohen me pakicën poashtu ka shkruar Qemajl Mustafa./rajonipress/