Qemajl Behluli në rigjykim dënohet me 9 vite burgim
Gjilan – Në Gjykatën Themelore në Gjilan është shpallur aktgjykimi ndaj Qemajl Behlulit i akuzuar për vrasje. Kryetari i trupit gjykues Hasan Sadiku e ka dënuar me 9 vite burgim.
Gjykata Themelore në Gjilan në rigjykim e ka dënuar dhe shpallur fajtor Qemajl Behlulin me 9 vite burgim raporton rajonipress.
Rasti i Qemajl Behlulit ishte kthyer në rigjykim pasi mbrojtja Shemsedin Pira kishte gjetur shkelje të shumta esenciale në gjykimin e parë.
Ndryshe rasti i Qemajl Behlulit dy herë është kthyer në rigjykim. Gjykata Supreme e Kosovës, herën e fundit e ka dënuar me 10 vite burg Qemajl Behlulin, nga 15 vite sa ishte i dënuar më herët për shkak të vrasjes së Sylejman Musliut dhe plagosjes së Arben Musliut më 26 shkurt 2010.
Në aktgjykimin e shkallës së parë të kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Vllastimir Dimiq është thënë se Qemajl Behluli është gjetur fajtor sepse në datën kritike për shkak të marrëdhënieve të këqija ka privuar nga jeta Sylejman Musliun si dhe ka plagosur djalin e tij Arben Musliun.
Vet, Qemajl Behluli në mbrojtjen e tij ka thënë se veprën penale e ka kryer nën rrethanat e mbrojtjes së nevojshme. Derisa dëshmitari Arben Musliu ka thënë se ishim të sulmuar nga Qemajl Behluli, mbrojtja e të akuzuarit ka thënë se klienti i tij ishte i sulmuar dhe me kohë i kishte paralajmëruar babë e birë që të largohen pasiqë me vete kishte revole.
Mbrojtja ka shfrytëzuar ekspertizën mjeko- ligjore të Arsim Gërxhaliut sipas të cilës vdekja e Sylejman Musliut nuk ka qenë e dhunshme apo mizore siç ka pretenduar prokurori. Qemajl Behluli ka thënë në mbrojtjen e tij se nga i ndjeri Sylejman Musliu ishte sulmuar me sëpatë dhe ai e kishte sharë dhe ofenduar familjen dhe moralin.
Kurse dëshmitari dhe i dëmtuari Arben Musliu ka thënë se kanë qenë duke ngarkuar dru në traktor, derisa kuptoj se pati dy të shtëna në drejtim të tij dhe dy apo tri të shtëna tjera në drejtim të babait të tij./rajonipress/


