United Hospital

Qëllohen me thikë burrë e grua në Tiranë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Policia ka dhënë detaje lidhur me konfliktin me thikë, të ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Sanatoriumit.

Burrë e grua (65 dhe 58 vjeçe) kanë mbetur të plagosur gjatë një konfliktit me një 63-vjeçar dhe të birin e tij, 34 vjeç.

Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 63-vjeçari është arrestuar, ndërsa në kërkim është djali i tij.

Fundamenti

Ka qenë një telefonat që rreth orës 21:00 në numrin e Emergjencave 112, që ka dhënë alarmin për plagosje me mjete prerëse në rrugën “Shefqet Ndroqi”.

Pa dhënë detaje për shkakun, zyrtarisht policia njofton: Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se: G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe ( burrë e grua), të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

“I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim. Vazhdon puna për kapjen e autorit tjetër të larguar nga vendngjarja”, shtojnë të njëjtat burime.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.