Fundamenti

Qelaj: Sistemi i sigurisë dhe i drejtësisë t’i trajtojë me prioritet rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në ditën Ndërkombëtare të lirisë së medieve, Avokati i Popullit Naim Qelaj ka deklaruar që liria dhe siguria e gazetarëve është një ndër elementet thelbësore të një shoqërie demokratike.Tutje ai ka potencuar që sistemi i sigurisë dhe i drejtësisë duhet t`i trajtojë me prioritet dhe t’i zgjidhë në mënyrë efektive rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.Deklarata e tij e plotë:Këtë ditë që po shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit sjellim në vëmendje lirinë e shtypit dhe sigurinë e gazetarëve të cilat janë një ndër elementet thelbësore të një shoqërie demokratike.

Liria e shtypit dhe e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë të Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë në qendër të çdo debati që mëton të respektojë pluralizmin medial dhe ruajtjen e pavarësisë redaktuese.

Me fillim të këtij viti është sulmuar fizikisht një gazetar, ka pasur kërcënime, gjuhë linçuese dhe pengim në detyrë ndaj gazetarëve që bëhen shënjestër për shkak të raportimit të tyre për parregullsitë në shoqëri. Kjo situatë duhet të jetë në prioritet të të gjitha autoriteteve përgjegjëse që të sigurojnë që kryerësit e këtyre veprave të përballen me drejtësinë. Pandëshkueshmëria e këtyre rasteve nuk bënë të tolerohet sepse inkurajon nxitësit të cenojnë të drejtën për informim dhe lirinë për tu shprehur.

Uji Dea

Pandemia COVID-19 ka sjell telashe ekonomike po ashtu edhe për shtëpitë mediale të cilat për shumicën, në mos të gjitha, janë plotësisht të varura nga të ardhurat nga reklamat që të sigurohen aktivitetet e tyre e të cilat rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare. Përkundër kësaj situatë të rëndë, gazetarët po ashtu kanë qenë në vijë të parë të frontit në mënyrë që të sjellin informacionet e reja për qytetarët për gjendjen e pandemisë në vend.

Avokati i Popullit, fton Institucionet e vendit që të fuqizojnë aktivitetet për të siguruar transparencë të vazhdueshme në funksion të llogaridhënies publike, të respektojnë ligjin për qasje në dokumente publike dhe qasje në informacion si një e mirë publike. Ndërsa, sistemi i sigurisë dhe i drejtësisë t`i trajtojë me prioritet dhe t’i zgjidhë në mënyrë efektive rastet e sulmeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.