Uji Dea

Qelaj: Gjykata Speciale është themeluar nga Kosova, por nuk po u përgjigjet institucioneve të saj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Avokati i Popullit, Naim Qelaj në “Info Magazine” tha se edhe pse Gjykata Speciale është themeluar nga shteti i Kosovës, kjo gjykatë sipas tij, nuk po u përgjigjet institucionet të saj.

“Në takimet që i kam pasur me kryetaren (e Gjykatës Speciale), shpeshherë e kam potencuar që mosbesimi ndaj institucioneve të Kosovës deri në këtë masë sa mos me iu kthyer edhe përgjigje është një veprim i papranueshëm për vetë faktin se ajo gjykatë është krijuar nga Kosova”, ka thënë Qelaj.

I pyetur se si është përgjigjur kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ai tha se përgjigja e saj ishte se gjykata në fjalë “vepron ne përputhje me standardet dhe kanë parime shumë të qarta:

Hidromorava

“Zakonisht përgjigjet se ata veprojnë me përputhje me standardet kanë parime shumë të qarta të respektimit i të drejtave të njeriut, i përgjigjen si të themi standardeve të drejtësisë ndërkombëtare, por kur bien puna për autoritetet e Republikës së Kosovës dijmë e përdor edhe shprehje sikur “ju nuk jeni kompetentë, as nuk keni mandat, nuk keni fushë veprim me veprua mbi gjykatën dhe në këtë drejtim unë e konsideroj që kjo gjykatë është themeluar nga Kosova por nuk i përgjigjet fare Kosovës”, ka shtuar Qelaj.

Ai gjithashtu potencoi se nuk janë kundër gjykatës, apo po kërkojnë mbylljen e saj, por siç tha “kërkojnë respektim të standardeve për gjykim të drejtë si dhe fuqizim të gjykatës përmes transparencës, llogaridhënies dhe rritjes së besimit në publik”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.