ARKATANA

Qehaja: Protestat në shkallë të gjerë vështirë se mund të kontrollohen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Protesta gjithëpopullore e cila do të nisë sot në orën 14:00 , pritet që të ketë një numër të madh të qytetarëve nga e gjithë Kosova të cilët do ti bashkohen kësaj proteste.

E mundësit e eskalimit të situatës mund të jenë të mëdha. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja ka thënë për Indeksonline se protestat në shkallë të gjerë është vështirë të kontrollohen.

“Organizatorët duhet të jenë të kujdesshëm në këtë drejtim. Si rrjedhojë, protestat në shkallë të gjerë vështirë se mund të kontrollohen nga kapacitetet ekzistuese të policisë, për shkak të kufizimeve teknike”, ka thënë Qehaja.

Fundamenti

Ai ka konsideruar se potenciali në rritje për proteste dhe shprehje të pakënaqësisë në forma të tilla të tubimeve duhet vështruar me kujdes nga prizmi i sigurisë, përderisa arsyet për këto protesta mund të jenë të bazuara .

Qehaja ka theksuar se problemin më të madh e sheh te qarqet anti-Kosovë të cilat mund ta keqpërdorin situatën.
“Problemin më të madh e shoh në keqpërdorimin e tyre nga qarqet anti-Kosovë. Përshkallëzimi mund të implikoj involvimin e EULEX-it si linjë e dytë (edhe pse mision i cunguar) dhe madje edhe KFOR-it si linjë e tretë e intervenimit”, u shpreh Qehaja./Indeksonline/