Eko Higjiena

Qehaja: Gjendja e jashtëzakonshme nuk e ndalon përhapjen e coronavirusit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Eksperti i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Ramadan Qehaja ka thënë se vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në momentin aktual të rrezikut nga COVID-19, është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Qehaja ka shkruar në Facebook se gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm, ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion, ku ushtria ka rëndom rol prijës.

“Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë. Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit, krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Qehajës:

FIDANISHTJA

“Lidhur me paralajmërimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

Në opinion u shfaqen shumë qëndrime kontradiktore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Kujtoj që një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.

Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion,ku ushtria ka rëndom rol prijës.Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: diciplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë.Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit,krahas formave tjera vetëdijësuese”, ka shkruar Qehaja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.