United Hospital

Qehaja: AKI-së i duhet reformë e thellë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia Kosovare e Inteligjencës, para pak dite hapi faqen e internetit, që u konsideruar një hap drejt reformimit dhe transparencës për publikun. Njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, konsideron se, me ardhjen e drejtorit të ri në krye të AKI-së, ka filluar një qasje e re ndaj publikut. Mirëpo, Qehaja, vlerëson se hapja e faqes në internet është një hap i vogël.

“Lansimi i faqes së AKI-së është një hap në drejtim të reformës së këtij institucioni që nga ardhja e kreut të ri. Sigurisht që ky është një hap shumë i vogël në gjithë korpusin e reformës së inteligjencës për arsyeje se duhet hapa edhe më konkret në drejtim të gjetjes së një linje të komunikimit me media dhe me qytetarë”, ka thënë Qehaja për Indeksonline.

Qehaja thotë se për ta përmirësuar imazhin e kësaj agjencie duhet një reformim i thellë dhe rezultate konkrete.
“Përmirësimi i imazhit të AKI-së duhet të bëhet vetëm atëherë kur do të bëhet një reformë e thellë dhe do të arrihen rezultate konkrete në funksion të identifikimit dhe analizimit të rreziqeve të sigurisë në vend”, ka thënë Qehaja.

Uji Dea

Ai ka folur po ashtu për vrasjet e fundit që kanë ndodhur në Kosovë, e policit të Kosovës dhe e një roje të një marketi. Qehaja e ka konsideruar që rritja e vrasjeve dhe grabitjeve në qytet tregon brishtësinë e rendit publik në kryeqytet.

“Me fjalë të tjera, mekanizmat parandalues të Policisë së Kosovës nuk po arrijnë që të shmangin veprat e tillla penale. Në fakt, në raport me numrin në rritje të vrasjeve e sidomos plaçkitjeve, nuk ka indikacione se ndonjë rast është parandaluar gjë që, realisht i bënë kryerësit e veprave penale komod në veprimet e tyre”.
Qehaja mendon se Policia duhet të shtojë patrullimet, e sidomos gjatë natës, për t’i parandaluar problemet e sigurisë së qytetarëve.

“Policia duhet të shtoj patrullimet sidomos gjatë natës përderisa gjetja e formave për bashkëpunim sa më të madh me qytetarë është esenciale në funksion të parandalimit. Është e papranueshme që ende nuk kemi qenë në gjendje që të vendosim kamera të sigurisë në Prishtinë – territor ky i vogël i cili lehtësisht do të mbulohej, mbi bazën e së cilës do të mbledhshin prova juridike për kryerësit e veprave penale”, ka thënë Qehaja./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.