Eko Higjiena

Qe pse Igli Tare sot është drejtori sportiv më i mirë në botë!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Igli Tare është në garë për të marrë çmimin si drejtori më i mirë sportiv në botë për vitin 2019. Dhe ka shumë arsye që shqiptari të marrë këtë çmim me 29 dhjetor në gala mbrëmjen që mbahet në Dubai.

Tare ka bërë pazare të shumta me Lazion duke shitur yjet e skuadrës, por që sa më shumë që ka shitur, aq më shumë skuadra e tij është forcuar, dhe aspak s’është dëmtuar.

Tare ka arritur të marrë lojtarë te Lazio me “çmime të Kosovës”, por që vlera e tyre është rritur për “çmime të Real Madridit”, shkruan Indeksonline.

Tomas Strakosha u ble sa një veturë e vogël, por që sot vlera e tij në treg është më shumë se 30 milionë euro.

United Hospital

Vlera e pothuajse secilit futbollist te Lazio në treg është rritur bindshëm.

Luis Alberto kushtonte vetëm 4 milionë euro, ndërsa sot në treg i është rritur çmimi për 80 milionë euro. Milinkoviq-Saviq ishte blerë për 5.9 milionë euro, ndërsa sot ka vlerë 100 milionë euro.

Ngjashëm i është rritur vlera edhe Correas. Nga 19 milionë euro, sot vlera e tij në treg është 80 milionë euro.

Vlera e komplet skuadrës së Lazios kishte rënë para dy vitesh në 150 milionë euro, ndërsa sot lojtarët e Lazios kanë vlerë totale më shumë se 500 milionë euro./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.