Qe pse Gashi është lojtar i madh
Shkëlzen Gashi është i gatshëm ta sakrifikoj epitetin e golashënuesit më të mirë për Baselin.Basel dhe Young Boys do të përballen këtë fundjavë në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Të dy ekipet po luftojnë për titullin të kampionit, derisa edhe Shkëlzen Gashi i Baselit dhe Guillaume Hoarau i Young Boys janë në garë për epitetin e golashënuesit më të mirë.
Gashi ka 21 gola të realizuara, katër më shumë sesa Hoarau. Por, sulmuesi i Kombëtares shqiptare është i gatshëm ta sakrifikoj epitetin e golashënuesit më të mirë për Baselin.
“Nëse Hoarau më kalon në listën e golashënuesve unë do ta uroj. Unë preferoj ta fitoj titullin e kampionit para epitetit të golashënuesit më të mirë. Kjo do të thotë shumë më tepër”, ka deklaruar Gashi për Blick.


