KKVITI

Që nga heqja e taksës në Kosovë kanë hyrë 10 milionë euro mallra serbë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Disa maune të Kosovës dje kanë hasur në pengesa në doganë ku janë ndaluar për disa orë që të hyjnë në Serbi.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tha se pengesat e tilla janë të shpeshta nga pala serbe.

“Dje ka pasë informata konfuze nga pala serbe. Pas orës 13:00 pala serbe ka thënë se nuk lejohen të hynë dy maune, fillimisht në Merdare nuk i kanë lejuar duke thënë se kanë marrë një urdhër në bazë të cilit ata nuk duhet të futen pa marrë një leje të posaçme nga zyra ndërlidhëse e Serbisë në Prishtinë”

“Ne i kemi lënë maunet aty dhe më pas ka ardhur informata se mund të hyjnë automjetet transportues që kanë tabela të Kosovës RKS apo KS, por këtë leje ua kërkojnë vetëm automjeteve që kanë targa të Serbisë”.

United Hospital

“Ka filluar të formohet kolonë dhe më pas ka një ndryshim qëndrimi dhe i lejojnë të kalojnë si për furnizues si për transportues. Nuk është hera e parë që pala serbe vepron në këso mënyre. Kemi probleme të përditshme me një lloj konfuziteti dhe një lloj pengese që e bëjnë momentale pa dhënë një arsye”.

“Ata kanë thënë që kërkojnë këtë leje nga automjetet me targa të Serbisë. Në raportet sot në mëngjes nuk ka asnjë kamion në pritje apo në hyrje”.

Stavileci në Klan Kosova ka treguar edhe për importin e mallrave nga Serbia nga data 1 prill kur u hoq tërësisht taksa 100 për qind.

“Nga data 1 prill kur është hequr taksa dhe është vendosur reciprociteti ka pasë deri në 10 milionë euro të produkteve të Serbisë. Nuk kemi pritur më shumë se kjo kuti”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.