Qartësohen në janar

Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiq, pritet të realizojnë takimin e 21-të me radhë në Bruksel po nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton, muajin e ardhshin në janar të vitit 2014.
Bashkimi Evropian si ndërmjetësues, pret nga të dy kryeministrat që të gjejnë përgjigje dhe harmonizim qëndrimesh në shumë pikëpyetje, sidomos nga fusha funksionimit të gjyqësorit në veri, pastaj aprovimi i statutit të Asociacionit / Bashkësisë së Komunave Serbe e deri te shuarja dhe transformimi i formacionit ilegal “mbrojtja civile” në organet e Kosovës.
Lehtësuesja e dialogut Ashton ka shkruar në raportin e saj për shtet anëtare se kryeministrat janë pajtuar për Gjykatat në veri, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Palët kanë mbetur në qëndrime të kundërta dhe gjëja e parë që të dy shefat e qeverive duhet të bëjnë është qartësimin për këtë çështje. Burime qeveritare i kanë thënë gazetës “Tribuna” se oferta e Prishtinës nuk ka ndryshuar.
Sipas këtyre burimeve, pala kosovare ka ofruar ruajtjen e sistemit unik të drejtësisë, përkatësisht në këtë rast gjyqësorit…(Tribuna).