Qamil Rexhepi i LDK-së zgjidhet kryetar i Këshillit lokal të Pogragjës

Gjilan – Pa asnjë pakënaqësi të vetme me anë të votimit kryetar i Këshillit të Fshatit Pogragjë u zgjodh Qamil Rexhepi.
Pa asnjë pakënaqësi të vetme me anë të votimit kryetar i Këshillit të Fshatit Pogragjë u zgjodh Qamil Rexhepi.
Zgjedhjet në këtë fshat koinciduan me datën e miratimit të deklaratës kushtetuese 24 vitesh, meqë rast kryesuesi i Komisioni Komunal për themelimin e Këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu, ka shprehur dëshirën që edhe ky tubim të jetë ditë e mirë për Pogragjën dhe fshatrat: Bilinicë, Llovcë, Sllubicë, Inatoc-Kokaj, ashtu siç ka qenë data 2 korrik 1990 për Kosovën.
Ndërkohë, nesër më 3 korrik 2014 do të konstituohet Këshilli në fshatin Zhegër në ora 17:30, në të cilin përfshihen fshatrat: Demiraj, Haxhaj, Kurexh, Terziaj, Selishtë, ndërsa në fshatin Livoç i Ulët Këshilli do të themelohet më 4 korrik 2014 në ora 17:30, për të vazhduar edhe me konstituimin e këshillave tjerë në fshatra, vendbanime apo lagje urbane.
Ky projekt po realizohet me iniciativë të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri në bashkëpunim me organizatën Agro-Eko, ndërsa është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë: Kujdeset për planifikim urban dhe rural, Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.
Pastaj kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase, kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare, kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit,
kujdeset për zhvillimin e turizmit, kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave, kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, bashkëpunon me organet e Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin, evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës, merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës, kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës./rajonipress/