KKVITI

Qamil Isufi zgjedhet kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Biznesmeni i njohur në Zvicër, Qamil Isufi është zgjedhur që të udhëheq Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Zvicër.

Përfaqësues të komunitetit të bizneseve shqiptare në Zvicër u mblodhën të dielën në Kuvendin e Dytë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare për të zgjedhur kryetarin dhe kryesinë e re të Rrjetit….

Qamil Isufi ishte në konkurrencë me kandidatin Naser Mustafa, i cili deri tani ishte ushtrues detyre i kryetarit të Rrjetit… Ky i fundit ka tërhequr kandidaturën duke shprehur kënaqësinë se ka sjell deri këtu këtë asociacion biznesesh ndërsa anëtarët me shumicë votash ia besuan që Rrjeti i Bisneseve në Zvicër të udhëhiqet nga biznesmeni Isufi.

Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë Isufi ka pranuar kritikat për numrin e vogël të anëtarëve të Rrjetit dhe është zotuar se do të punoj në masivizimin e këtij asociacioni biznesesh.

Mobi Casa

«Pa qenë kështu pak nuk bëhemi kurrë shumë dhe pa nis prej numrit 1 nuk arrijmë asnjëherë te dhjetëshi. Aq sa jemi këtu, po të kemi vullnet mund të bëjmë shumë. Flitet për 5 mijë biznese shqiptare në Zvicër, dashtë e pa dashtë ata janë anëtarë të Rrjetit. Dhe ka shumë arsye pse të gjithë nuk janë anëtarë të Rrjetit.. dhe është fatkeqësi që nuk janë pjesë e jona.», ka deklaruar kryetari i sapo zgjedhur i kryetar i Rrjetit..Qamil Isufi duke deklaruar se kjo organizatë nuk është e askujt por është e të gjithëve dhe secili mund të jep kontributin e tij.

Në këtë Kuvend të biznesmenëve shqiptarë ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Kosovës, Nazane Breca dhe i dërguari nga Ministria e Diasporës, këshilltari i lartë Agim Kuleta dhe Shukrije Ramadani nga Qendra Kulturore në Cyrih.

Një shkrim të zgjeruar nga Kuvendi i Dytë i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër mund ta lexoni nesër në albinfo.ch..

http://www.albinfo.ch/qamil-isufi-zgjedhet-kryetar-i-rrjetit-te-bizneseve-shqiptare-ne-zvicer/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.