Mobi Casa

Qalaj: AKI-ja dështoi më 24 shtator, e ka detyrë t’i parandalojë rreziqet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se shërbimet inteligjente të Kosovës, kanë dështuar ta parandalojnë sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai në RTV Dukagjini, tha se po të kishin informacione më herët, ajo ngjarje ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, nuk do të ndodhte.

“Duhet me pranuat, shërbimet tona inteligjence kanë dështuar me 24 shtator. Është diçka tjetër profesionalizmi i policisë, suksesi. Po ta kishim informatën më herët, kjo nuk do ndodhte herët, ose në tentativë do shuhej”, tha ai.

Tutje ai tha se AKI-ja duhet të jetë më shume prezentë në veri të Kosovës dhe t’i parandalojë rreziqet nga jashtë, e jo të merret me punët se kush me kë pi kafe në Kosovë.

“Duhet të investojmë shumë, AKI-ja e ka përgjegjësinë e madhe të jetë prezent në veri, atë mision e ka. Nuk duhet të merret se kush me kë po pi kafe në Kosovë, e ka punën e parandalimin e rreziqeve që na vijnë nga jashtë”, tha ai.

Qalaj tha se jo rastësisht e tha se AKI-ja merret se kush me kë pi kafe në Kosovë.

ARKATANA

Ai ndër të tjera e ka lexuar një mesazh, i cili sipas tij, i është shkruar nga një polic i komunës së Gjilanit.

Ish-drejtori i policisë tha se polici në fjalë i ka thënë se në një rast të përleshjes me armë zjarri mes disa personave dhe policisë, është kërkuar asistencë nga këta të fundit.

Sipas mesazhit që Qalaj e lexoi, dy policë është dashur të marrin taksi, sepse nuk ka pasur veturë për të shkuar te vendi i ngjarjes.

“E kam një mesazh që e kam pranuar mbrëmë nga policët, po e lexoj: Përshëndetje, sot në Gjilan afër gjykatës, ka qenë një rast përleshje e gjuajtje me armë. Policët kanë kërkuar asistencë. Për t’iu shkuar në asistencë dy kolegë, është dashur të shkojnë me taksi, sepse distanca mes stacionit policor dhe gjykatës është 1.5 km”, thuhej në mesazhin e lexuar nga Qalaj.

Kjo, sipas Qalajt, ka ndodhur për shkak të numrit të pamjaftueshëm të veturave në dispozicion.